Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset “Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërc... Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ndaj Kosovës 10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli
POLITIKE

Dervishi: Që të futemi në BE, duhet të "agjërojmë" pak me paranë publike

P
Piranjat 1 October 2026, 22:59 · 1 min lexim
Dervishi: Që të futemi në BE, duhet të

Gazetari Lutfi Dervishi tregoi se çfarë i kërkohet Shqipërisë në këtë moment, kur anëtarësimi në Bashkimin Europian duket pranë.

“Gjithçka ka ndryshuar dhe ne ende mendojmë që jemi të përkëdhelurit, njerëzit e varfër, më të varfërit në kontinent, njerëzit që kishin probleme dhe që duheshin ndihmuar.

Por, nuk na e ka borxh njeri. Po nuk ndihmuam veten, nuk na e kanë borxh të tjerët të na ndihmojnë. Është një moment i artë nëse lidershipi politik vë interesat e vendit mbi interesat personale”, tha fillimisht Dervishi.

“Ka pasur momente të mira Shqipëria. Në vitin 1997, ishim në zgrip. Në vitin 2007 ishim pranë anëtarësimit në NATO dhe pranë mbylljes së Asocim-Stabilizimit, gati afër marrjes së vizave. Pra, për një dekadë ishe nga zgripi dhe u ngjite. Ka momente të tilla në retrospektivë që vendi mund të ecë dhe mund të përparojë.

Tani çfarë kërkohet? Thjesht mos të bësh zullume. Kaq është historia, kaq e thjeshtë. Bëj detyrat që ke për të bërë, mbaje pak oreksin. Le të “agjërojmë” pak me paranë publike”, shtoi Dervishi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.