Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
DER STANDARD: Rama kërkon të shtypë protestat me metodat e Sigurimit të Shtetit Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës, Kos ua lë fajin muzikantëve: Keqardhje! FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League “Më kërkojnë 240 mln lekë”/ Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz... Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër Tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi sulmohet për herë të dytë brenda dy javësh Përvetësoi 2.47 milionë dollarë në kriptomonedha, ish-agjenti i FBI-së përdori ChatGPT për të nisur një jet... Detaje/ I shpallur në kërkim për vrasje në 2023, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër! E pëson edhe shoku i tij... NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të zhvillohen vetëm kur të ketë nevojë SPAK kërkon ekstradimin menjëherë në Shqipëri të "Sakatit", i përfshirë në goditjen e Lulzim Mashës “Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!
POLITIKE

"PD e ka mbështetur"/ Bardhi për protestën: Nuk më shqetësojnë thirrjet “Berisha në burg” ! As kreut të PD

P
Piranjat 1 October 2026, 22:31 · 2 min lexim
"PD e ka mbështetur"/ Bardhi për protestën: Nuk më

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka komentuar protestat kundër qeverisë Rama dhe thirrjet e protestuesve "Berisha në burg". I ftuar në emisionin “Prime News24”, Bardhi tha se PD nuk është e shqetësuar nga thirrjet kundër lidershipit të saj, pasi sipas tij, ata janë një grup i vogël.

Bardhi theksoi se nuk sheh asnjë problem edhe nëse dikush thotë në protestë se Gaz Bardhi duhet të jetë në burg, pasi siç shtoi ai, e ka ndërgjegjen e pastër. I pyetur nëse protesta e qytetarëve e ka deligjitimuar opozitën, ai shtoi: Unë nuk ndjehem si opozitar i delegjitimuar, por ndjehem i vlerësuar që pjesa dërrmuese e kauzës që ngrenë qytetarët janë kauzë që opozita ka 14 vite që i denoncon.

“Unë nuk shoh asnjë problem që dikush mund të bërtasë edhe “Gaz Bardhi në burg”. E rëndësishme është që çdo qytetar, që ka një të dhënë, që dikush ka shkelur ligjin, duhet t’i drejtohet organeve të drejtësisë. Nuk kam asnjë ndjesi edhe nëse thirret “Gaz Bardhi në burg”, sepse e kam ndërgjegjen e pastër, dhe nuk e kam shkelur ligjin. Nuk kam parë asnjë shqetësim nga një numër i vogël i protestuesve ka këtë qasje ndaj PD dhe lidershipit të saj, asnjë bezdisje tek vetë zoti Berisha," tha Bardhi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.