Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë
POLITIKE

I riu nga sheshi mesazh Von der Leyen: Shqiptarët shtojnë edhe një tjetër kapitull për anëtarësimin në BE, Edi Rama dhe të tjerët të shkojnë në burg

P
Piranjat 1 October 2026, 20:06 · 2 min lexim
I riu nga sheshi mesazh Von der Leyen: Shqiptarët shtojnë edhe

Një protestues, teksa mori fjalën në protestë, u ndal tek vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen një ditë më parë në Tiranë, ndërsa komentoi edhe ecurinë e Shqipërisë në lidhje me kapitujt për integrimin.

Ai i përcolli një mesazh diplomates evropiane, teksa tha se qytetarët shtojnë edhe një tjetër kapitull për t’u integruar, që kryeministri Edi Rama dhe të tjerë që kanë vjedhur të shkojnë në burg.

Sipas tij, politika e ka penguar procesin e integrimit në Union, pasi Shqipëria, me potencialet që ka, do të ishte bërë anëtarë prej kohësh.

“Nuk duhet të lejojmë që anëtarësimi në BE të na e tundin si lodër dhe zvarritje pafund, sepse Shqipëria me potencialin që ka, duhet të ishte shumë kohë më parë në BE. I them zonjës Von der Leyen të dëgjojë këtë protestë, sepse kjo protestë nuk është tregues i një shoqërie demokratike siç thotë Rama, por realiteti shqiptar.

I themi zonjës Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE kanë shtuar edhe një kapitull shumë të rëndësishëm, që të çojnë në burg Edi Ramën dhe të gjithë politikanët që kanë vjedhur deri më sot. Këta politikanë kanë qenë gjithmonë pengesë dhe e kanë zvarritur këtë proces dhe nuk iu ka interesuar kurrë ta çojnë Shqipërinë në BE. Nuk mund të jesh vend i BE dhe të vjedhësh në këtë mënyrë si vjedhin këta. “, tha ai.

Ai theksoi se protesta e tyre, që vijon prej muajsh, është një revolucion, do ta nxjerrë vendin nga pengmarrja dhe do të hapë një kapitull të ri zhvillimi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.