Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

Gazetari Arion Sulo: Faktori ndërkombëtar e ka dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit

P
Piranjat24 September 2026, 22:35 · 2 min lexim
Gazetari Arion Sulo: Faktori ndërkombëtar e ka dhënë lejen

Gazetari Arion Sulo ka folur në “Top Story” për hetimin dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Ai ka deklaruar se ndërkombëtarët e kanë dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit.

"Sot opozita nuk bëri asnjë gabim, nuk la të zhvillohej seanca. Një ngjarje e tillë që është e treta në botë që arrestohet në detyrë kreu i SHISH. Opozita ka vite që e ka thënë lidhjet e Ergys Agasit.

Çështja nuk është tek opozita, situata politike është aq e rëndë saqë Rama ka tre ditë që nuk flet. Po mendon si ta zëvëndësojë, ose ta lë se çudia më e madhe tre ditë zgjat.

E rëndësishme është që faktori ndërkombëtar e ka dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit, kryesisht për amerikanët. Të gjithë e kanë ditur. Unë e di që ka shkuar të premten, nëse ka shkuar më parë në SPAK, që ka qenë person në dijeni për hetimet, sigurisht që e kanë ditur qeveria. Nëse është kjo Rama e ka mbrojtur. Rama ka një përballje të fortë me ndërkombëtarët.

Ne kemi një absurd politik që maxhoranca ka rënë, por s’ka kush e nxjerr nga zyra, opozita nuk e bën për shkak të kësaj fuqie kriminale që është grumbulluar prej vitesh.

Kemi grupin e Ballukut, grupin e ish-zv.kryeministres dhe grupin e Ergys Agasit. Shpresa e vetme mbetet derdhja e një gote, gjermanët dhe amerikanët, kanë mpiksur dhe po vazhdojnë”, tha Sulo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.