Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

Vlora Hyseni s’ka besim te drejtësia shqiptare: Telefonin ekzaminojeni jashtë vendit

P
Piranjat24 September 2026, 21:45 · 2 min lexim
Vlora Hyseni s’ka besim te drejtësia shqiptare: Telefonin

Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni, nuk ka besim te drejtësia shqiptare. Një gjë të tillë e njoftoi gazetarja Anila Hoxha në Top Story kur tha se Hyseni i ka kërkuar SPAK që telefonin që iu sekuestrua ta ekzaminojnë agjencitë partnere.

Hoxha tha se seanca e sotme në GJKKO zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe se Hyseni ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar që telefoni i saj të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë. Gazetarja solli gjithashtu detaje nga deklarimet e të dyshuarve të tjerë dhe momentet pas përfundimit të seancës, kur Hyseni u largua në heshtje nga ambientet e SPAK.

“Hyseni ka hedhur poshtë akuzat, ka kërkuar ekspertim të telefonit, që nuk duhet të kryhet në Shqipëri, por nga agjencitë partnere. Kjo kërkesë duket e pabazuar, përsa ekspertimet e kërkuara prej saj bëhen në laboratorin e ndërtuar enkas në këtë prokurori të posaçme. Se përse e ka kërkuar këtë, e di vetëm Hyseni. Ka qenë i sekuestruar telefoni, sa kohë ka kërkuar që të këqyret jo nga Shqipëria. Ka pretenduar se nuk ka dalë asnjë dokument i klasifikuar prej saj si drejtoreshë e SHISH. Vetëm këto dy deklarata më janë konfirmuar”, tha Hoxha.

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, kjo pasi SPAK e ka akuzuar se ka nxjerrë sekretet shtetërore dhe ka ndihmuar personin e arratisur, Ergys Agasi (arrestuar në fundin e gushtit), I lidhur me aferën e AKSHI-t.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.