Skandali në SHISH/ Luçiano Boçi: Vlora Hyseni para drejtësisë, përgjegjësi politike e Ramës! PS e mbuluar nga skandalet

Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 Luçiano Boçi është shprehur kritik ndaj kryeministrit Edi Rama referuar zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë vendit.
Ai tha se skandali me SHISH është ngjarje e rëndë për vendin dhe se sipas tij, ngjarja me Vlora Hysenin e cila sot është para drejtësisë, është përgjegjësi politike e Ramës.
Ndërsa shtoi se qeveria Rama është përfshirë në skandale të njëpasnjëshme, por kjo sipas tij nuk i bën përshtypje kryeministrit , pasi qëllimi i tij është te ketë pushtet edhe “pse të grabitur”.
“Përgjegjësia është politike dhe kryeministri ka përgjegjësi politike . Veprimet e tij është sjellja e njerëzve të tillë në krye të institucionit, por ai e ka larguar këtë përgjegjësi dhe e konsideron individuale, por përgjegjësia është politike e tij. Vlora Hyseni nuk është shtetase shqiptare, është shtetasve kosovare me Kombësi shqiptare. Në një moment kur zonja në fjalë ka pasur dalje nga shërbimet informative të Kosovës jo të përshtatshme sepse është larguar me përcaktimin që të mos kthehet asnjëherë në shërbimin informativ. Dhe kjo duhet të ishte marrë në konsideratë. Pretendohet se nuk është pranuar si informacion nga kryeministri ka ndryshuar dhe më pas është bërë emërimi, pas pasur edhe zëvendësuar”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: SHISH ka përgjuar gazetarë, Vlora Hyseni mund të shantazhojë edhe prokurorë e gjyqtarë

Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

‘Peleshi shantazhohet nga Agasi me filmime’/ Blushi: Po kërcënohesh, jep dorëheqjen

“Ç’lidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin? Socialistët të ngrihen”/ Alizoti sfidon Peleshin: Thirre Ramën në Kuvend nës...

Koçeku në Kuvend: Kryeministri të vijë në Parlament dhe të thotë çfarë dinte, kreu i ri i SHISH të përgjigjet para deputetëve

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH, të sugjeroj dorëheqjen

“Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale! Agasi solli 12 deputetë...

Gjekmarkaj, thirrje socialistëve: ‘Reagoni! Ndryshe, nuk jeni më deputetë; Jeni thjesht kartona pa dinjitet’





