Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
POLITIKE

"Ishe ashtu siç kishe emrin"/ Deputeti kujton Presidentin Bujar Nishani: Sot do të bëje 60 vjeç! Na mungon të gjithëve në Partinë Demokratike

P
Piranjat29 September 2026, 19:59 · 2 min lexim
"Ishe ashtu siç kishe emrin"/ Deputeti kujton Presidentin Bujar

Deputeti demokrat Bujar Leskaj kujton sot, në ditën e lindjes, Presidentin Bujar Nishani. Nëse do të ishte gjallë, ai do të festonte 60 vjetorin e lindjes, mes familjarëve, miqve dhe demokratëve të Tiranës që i përfaqësoi si deputet e këshilltarë.

"Sot, miku im, shtetari i lartë, i shquar për integritet e profesionalizëm në çdo pozicion shtetëror, Presidenti më i mirë i tranzicionit shqiptar, Presidenti Bujar Nishani do të mbushte 60 vjeç; Siç kishte emrin ashtu edhe ishte! Bujar, fisnik, i urtë, mik e mentor i mirë!

Në kujtesë kam urtësinë, mençurinë, tolerancën, njeriun e ekuilibruar, që aq shumë na mungon, ne, miqve, demokratëve, Partisë Demokratike e Shqipërisë! I paharruar, miku im", shkruan deputeti demokrat Bujar Leskaj.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u nda nga jeta më 28 maj 2022, në moshën 56-vjeçare, pas komplikacioneve shëndetësore post-COVID. Ai po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen.

Për ndarjen e tij nga jeta pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë, ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Nishani i kushtuan edhe mediat ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.