Protesta 122 kundër qeverisë/ Aktivisti Erald Noj: Nëse do të krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh

Aktivisti Erald Noj ka bërë një thirrje publike drejtuar ambasadorit amerikan, gjatë protestës, ndërsa ka ngritur shqetësime për persona që, sipas tij, po zhvillojnë takime dhe mbledhin mbështetje për krijimin e një partie të re.
Ai u shpreh se protestuesit kanë rënë dakord që të konsultohen me njëri-tjetrin për çdo zhvillim politik dhe për çdo nismë të re që mund të dalë nga protesta.
Po ashtu, Noj deklaroi se çdo lëvizje apo parti e re që mund të krijohet do të duhet të ketë mbështetjen e protestuesve.
“Kam një thirrje për zotin ambasador amerikan, sepse kemi dëgjuar emra që disa persona këtu nga protesta do shkojnë ta takojnë. Do të presim të shohim se kush janë këta persona. Por ne kemi rënë dakord që të konsultohemi të gjithë bashkë, këtu kanë ardhur shumë njerëz duke thënë hapni parti. Por janë ato tavolina që mbledhin vota në mënyrë anonime dhe nuk tregojnë kur I pyesim kush janë. Ç’janë këta njerëz që mbledhin karta identiteti pa u prezantu kush janë.. Çdo lëvizje çdo parti që do krijohet do të krijohet me bekimin e këtij sheshi sepse këtu ka nis dhe këtu ka për të mbaruar”, tha aktivisti Erald Noj.
Lexo edhe
POLITIKE
“Projekt të qartë për Diasporën”/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova me prova e fakte pasojat e narkoshtetit që Rama ndërtoi në Shqipëri...

“Socialistëve po u ‘lëviz dheu nën këmbë’”/ Aktivisti thirrje SPAK: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut!

‘Rama në dosjet e drogës në Belgjikë’/ Bushkolaj: Barrierë për integrimin nuk janë çështjet e mjedisit, por drejtësia

Gazeta gjermane: Protestat kundër Ramës nuk ndalen as në Gjermani, kjo është lëvizja më e madhe antiqeveritare

“Arrestoni Ramën”/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

122 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

“Emigrimi ka vendosur Shqipërinë në një kërcënim ekzistencial”, Berisha në Asamblenë Parlamentare të KiE: Jetike, një qëndrim ndërkombëta...

Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Ina Zhupa: Do ta vazhdoj betejën kundër koncesioneve të pasurisë kulturore





