Nga ndjekja, rrëmbimi te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e vrasjes së Renis Dobrës nga vëllezërit Bushgjokaj
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë t&eu...
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë t&eu...
Nëpunësit civilë nuk mund të bëhen protagonistë të aktiviteteve politike dhe nuk mund të angazhohen në fushatë...
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në kët&...
Ulian Shpataraku, një ish-drejtues i lartë i Policisë, i cili u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, thotë se...
Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës kundë...
Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për dosjen e grupit të Bruno Çobos, pesë prej...
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
Disa familje në Shijak prej vitesh pretendojnë se janë lënë pa rrugë për të shkuar në banesat e tyre. Sipas denonc...
Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forc...
Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjen mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke e cilësuar situatën si një konflikt të panevojshëm dhe të evitueshëm
Në një reagim të gjatë në Facebook, Meta ngre shqetësimin për shtyrjen e dhjetëra seancave dhe pasojat që, sipas tij, sjell kjo situatë për proceset e rregullta ligjore, avokatët dhe qytetarët.
Meta kritikon gjithashtu heshtjen e Kuvendit dhe qeverisë, duke kërkuar ndërhyrje konkrete për zgjidhjen e ngërçit institucional dhe ndryshime në ligjin për Avokatin. Ai pretendon se situata po cenon besimin publik te drejtësia dhe kërkon dialog mes palëve.
Duke iu referuar edhe çështjes së tij në GJKKO, Meta thotë se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se ka shprehur vullnetin për vijimin e gjykimit. Ai kritikon vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit, pa caktimin e një avokati kryesisht, duke e lidhur situatën me atë që ai e quan “Ramaformë”.
Reagimi i plotë:
Përshkallëzimi i konfliktit të GJKKO të Shkallës së Parë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë ka qenë tërësisht jo vetëm i panevojshëm, por edhe i evitueshëm, pasi Rregullorja e GJKKO të Shkallës së Parë është miratuar që më 17 korrik 2026, është bërë publik më 31 korrik 2026 dhe ka hyrë në fuqi që më 1 shtator 2026.
Dhjetëra gjyqe të shtyra, të cilat shoqërohen me zvarritjet e gjykimeve, cënimin e proceseve të rregullta ligjore, cënim i të drejtave ekonomike të avokatëve, por edhe të vetë shtetit, që paguan për shoqërimin e të paraburgosurve nga burgjet e rretheve në Tiranë, përveç kostove të qytetarëve të pandehur dhe familjarëve të tyre.
Por vazhdimi i heshtjes së qëllimshme nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë flet më shumë se vetë konflikti.
Kjo heshtje e qëllimshme bëhet edhe sarkastike këto kohë që Qeveria po na mban leksione për të drejtat e njeriut dhe rëndësinë e rolit të avokatëve në proceset penale.
Ndaj Kuvendi nuk mund të qëndrojë më indiferent, por duhet të nxisë dialogun mes palëve dhe të ndërhyjë konkretisht në ligjin për Avokatin në favor të proceseve të rregullta gjyqësore dhe dhënies sa më parë të drejtëisë për qindra mijëra dosje që presin drejtësi, për t’i dhënë fund këtij kaosi të qëllimshëm, absurd, të paarsyeshëm dhe minues për besimin publik te Drejtësia.
Ky është qëndrimi im konsistent publik, i cili është shoqëruar me veprime institucionale nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, që në datën 24 shtator 2026.
Ndërsa si person i interesuar (siç jam shprehur me shkrim dhe verbalisht para GJKKO të Shkallës së Parë), jo vetëm kam marrë pjesë në çdo seancë, por edhe kam shprehur vullnetin e qartë për të vazhduar gjykimin ndaj meje bazuar në Kodin e Procedurës Penale. Çuditërisht Prokurori kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit tim, por nuk kërkoi të caktohej avokat kryesisht.
Edhe Gjykata çuditërisht pranon kërkesën absurde të Prokurorit, pezullon afatet e paraburgimit, por nuk cakton avokat kryesisht (sipas Kodit të Procedurës Penale) pikërisht për shkak të këtij ngërçi institucional me regji të qartë politike.
Kjo nuk ka lidhje me Reformën në Drejtësi të miratuar më 21 korrik 2016, por me tjetërsimin e saj në Ramaformë. Ndaj ky konflikt i qëllimshëm është veçse vijim i shkatërrimit me dashje të proceseve të rregullta ligjore e për rrjedhojë të vetë shtetit të së drejtës nga Ramaforma.
Në respekt të opinionit publik, dua të sqaroj se që nga seanca e parë e gjykimit paraprak dhe deri tani, kurrë nuk kam munguar në asnjë seancë gjykimi dhe nuk do të mungoj asnjëherë.
Përballjen si me Drejtësinë, por edhe me diktaturën, e kam jo vetëm detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, por përballja është në vetë AND-në time. Për shkak të Ramaformës, hetimi që duhet të ishte i fshehtë, bëhet publik, ndërsa gjykimi që me ligj duhet të jetë publik, jo vetëm bëhet i fshehtë, por edhe zvarritet.
Kryeministri Edi Rama është përballur sot me revoltën e qytetarëve gjatë një vizite të tij në zonën e ish-uzin...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër kundër hartës së re administrativo-ter...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës....
Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat që po zhvillo...
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë...
Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancë plenare me rend dite të ngjeshur, ku në fokus do të jenë interpelancat me disa ...
Vazhdon marshi i protestuesve në rrugët e Tiranës, sot në ditën e 129 të tubimit. Ata aktualisht ndodhen pranë Drejtoris&eum...
Këtë të martë mbahet protesta e 129-të para kryeministrisë. Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë dal&eum...
‘O Taulant, bëj presion sa të duash mbi deputetë, të enjten parlamenti yt mbetet pa 84 vota, o i shkretë’. Kjo ësht&e...
Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 129 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Sk...