Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
POLITIKE

“Kush je ti që më del kundër?!”/ Gazetari zbulon debatet mes Ramës dhe Braçes për “Territorialen”

P
Piranjat 7 October 2026, 15:53 · 2 min lexim
“Kush je ti që më del kundër?!”/ Gazetari zbulon

Gazetari Almer Toska ka bërë një skanim të situatës politike brenda mazhorancës, duke zbuluar prapaskena mbi reformën territoriale, përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste dhe ekuilibrat e pushtetit mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas gazetarit, pavarësisht zërave kritikë apo pakënaqësive të shfaqura publikisht, reforma territoriale do të arrijë të marrë dritën e gjelbër në Kuvend.

“Me informacionet që kam, nuk ka diskutime nëse reforma territoriale kalon. Edhe Erion Braçe ka lënë të kuptohet se do e votojë, pavarësisht se shfaqi pakënaqësi. Nuk la të kuptohet një vendosmëri absolute se do e kundërshtojë me votë. Rama është njeriu që, kur ndihet në vështirësi, i riorganizon fijet dhe çon drejt miratimit çdo ndryshim apo ligj që kërkon të bëjë,” deklaroi Toska.

Gjithashtu, ai shtoi se PS ka edhe “elementë rezervë” me vota nga opozita, partitë e vogla apo deputetë individualë për të siguruar shumicën e nevojshme.

Duke ndaluar te zërat kritikë brenda Partisë Socialiste, Toska zbuloi detaje nga një përplasje e ashpër mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Erion Braçe lidhur me këtë çështje.

“Braçe ka pasur një debat të fortë me Ramën. Rama dhe Braçe janë kacafytur. ‘Kush je ti që më del kundër mua dhe partisë’, i është thënë nga Rama drejtuar Braçes. Braçe ka një angazhim që të bëhet zë faktorial brenda grupit të PS-së, sepse ai nuk ka pasur individë brenda pushtetit apo njerëz të përfolur, nuk e akuzon dot për korrupsion e tendera,” theksoi gazetari.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.