Maliqi: Rama shkriu 15 bashki për interesa politike, opozita të shpallë kandidatët

Lefter Maliqi ka komentuar reformën territoriale, duke kritikuar shkrirjen e 15 bashkive.
Dike folur në News 24, Maliqi thotë se reforma është bërë për interesa politike dhe se largimi i shërbimeve nga qytetarët e bën situatën edhe më problematike.
“E bëri për interesat e veta politike, sepse mendon që, nëse mund të japë dorëheqjen dhe, duke pasur 46 bashki në hartën politike, mbijeton politikisht dhe nesër mund të ketë 68-69 deputetë.
Heqja e komunave ishte vrastare, por tani është më vrastare akoma, sepse largon shërbimet. Unë kam qenë kryetari i komunës më të madhe në Berat dhe sot kanë ngelur investimet që kam bërë unë”, u shpreh ai.
Maliqi bëri thirrje për bashkimin e opozitës dhe për shpalljen sa më të shpejtë të kandidatëve.
“Kështu që thirrja ime është e sinqertë, PD dhe opozita e bashkuar duhet të nxjerrin sa më shpejt kandidatët”, përfundoi Maliqi.
Lexo edhe
POLITIKE
Sot dita e 134-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Braktisi mazhorancën dhe iu bashkua protestës/ Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon deputeten e pavarur, Marjana Koçeku

“Rama fshihet pas kartonëve”/ Aktivisti Lika: Nuk e kemi lidhur besën me Braçen, Ballukun apo Spiropalin, e kanë vendin në burg

“Ambasadori amerikan të ndihmojë Shqipërinë”, aktivisti thirrje SPAK dhe BKH: Arrestoni Ballukun, Ron Yeffet dhe çdo politikan të korrupt...

“Aktivistët u arrestuan për qëllime politike”, aktivistja Vatnikaj: Gjykata u dha të drejtë. Të qëllosh zyrtarët me vezë s’është dhunë, p...





