Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ...
POLITIKE

“Rama fshihet pas kartonëve”/ Aktivisti Lika: Nuk e kemi lidhur besën me Braçen, Ballukun apo Spiropalin, e kanë vendin në burg

P
Piranjat10 October 2026, 20:07 · 2 min lexim
“Rama fshihet pas kartonëve”/ Aktivisti Lika: Nuk e kemi lidhur

Aktivisti Edison Lika u shpreh se klasa politike e korruptuar duhet të largohet. Në protestën e 133 kundër qeverisë.

Lika bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen masivisht në shesh për të larguar qeverinë.

“Ditën e sotme vendimi i gjykatës ka dekriminalizuar vezën. Gjykata tha se arrestimi im dhe i Fatjonit ka qenë i paligjshëm. Para disa ditësh kur Ramën e kapëm te QSUT, i thanë që nuk do ketë Gardë, polici apo Ushtri që të të mbrojë. Edhe parmbrëmë nuk e mbrojtën dot dhe as nuk kanë për ta mbrojtur. Nga sot I themi se kudo që e shohin atë tradhtar le t’I njollosim me vezë. Kemi vullnetin që secili prej nesh t’I tregojmë se jemi kundër qeverisë kriminale.

Me aksionet tona me veprimtarinë tonë duhet të jemi aty ku na thërret atdheu. Sot po shitet Shqipëria me çdo ligj që këta miratojnë. Ndaj le të jemi këtu përditë. Ju kërkoj të gjithëve të bashkoheni në shesh, me një vezë këtij regjimi i hyn frika në palcë. Këta janë frikacakë, thjesht fshihen pas kartonit. Rama ikën si mi, ju them shqiptarëve mos keni frikë sepse është frikacak që fshihet pas kartonëve. Me shqiptarët e bashkuar do të ikë nga sytë këmbët. Ne nuk e kemi lidhur besën as me Braçen as me Ballukun as me Spiropalin, të tre e kanë vendin në burg”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.