Braktisi mazhorancën dhe iu bashkua protestës/ Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon deputeten e pavarur, Marjana Koçeku

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të Shkodrës, Marjana Koçeku, në kuadër të vizitës së një delegacioni të Kongresit Amerikan në Shqipëri.
Takimi, ku morën pjesë edhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, ishte pjesë e agjendës së ambasadorit Wendt me përfaqësues të politikës shqiptare, gjatë së cilës u diskutuan zhvillimet politike dhe institucionale në vend.
Marjana Koçeku, e cila pas largimit nga Partia Socialiste vijon mandatin parlamentar si deputete e pavarur, ishte ndër përfaqësuesit e opozitës të ftuar nga Ambasada Amerikane për të marrë pjesë në këtë bashkëbisedim.
Takimi u zhvillua në një moment kur delegacioni amerikan po zhvillon një tur në Ballkanin Perëndimor, me fokus sigurinë rajonale, integrimin euroatlantik, bashkëpunimin me NATO-n dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Ambasadori Eric Wendt shoqëroi senatorët amerikanë edhe në takimet me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në takimet me opozitën morën pjesë gjithashtu deputetët Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, si dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
Pas përfundimit të agjendës në Tiranë, senatorët amerikanë vijuan vizitën e tyre drejt Kosovës, ku parashikohen takime me përfaqësues të institucioneve dhe politikës vendase.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama fshihet pas kartonëve”/ Aktivisti Lika: Nuk e kemi lidhur besën me Braçen, Ballukun apo Spiropalin, e kanë vendin në burg

“Ambasadori amerikan të ndihmojë Shqipërinë”, aktivisti thirrje SPAK dhe BKH: Arrestoni Ballukun, Ron Yeffet dhe çdo politikan të korrupt...

“Aktivistët u arrestuan për qëllime politike”, aktivistja Vatnikaj: Gjykata u dha të drejtë. Të qëllosh zyrtarët me vezë s’është dhunë, p...

Protesta e 133 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Regjistrimet e Agasit/ Berisha: Edhe Rama është i filmuar në një video, por ai nuk turpërohet nga asgjë

“Më të mëdha se mali i Dajtit”, Berisha zbulon planin për pasuritë e krimit: Do të krijojmë Agjencinë e Sekuestrimit. Rama erdhi me skena...

Kundër ‘Territoriales’, Berisha: Deputetët e PS në rresht, u shantazhuan dhe u poshtëruan nga ‘Padrinoja’ për të votuar kundër qytetarëve...





