Sot dita e 134-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 134-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se katër muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Lexo edhe
POLITIKE
Braktisi mazhorancën dhe iu bashkua protestës/ Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon deputeten e pavarur, Marjana Koçeku

“Rama fshihet pas kartonëve”/ Aktivisti Lika: Nuk e kemi lidhur besën me Braçen, Ballukun apo Spiropalin, e kanë vendin në burg

“Ambasadori amerikan të ndihmojë Shqipërinë”, aktivisti thirrje SPAK dhe BKH: Arrestoni Ballukun, Ron Yeffet dhe çdo politikan të korrupt...

“Aktivistët u arrestuan për qëllime politike”, aktivistja Vatnikaj: Gjykata u dha të drejtë. Të qëllosh zyrtarët me vezë s’është dhunë, p...

Protesta e 133 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Regjistrimet e Agasit/ Berisha: Edhe Rama është i filmuar në një video, por ai nuk turpërohet nga asgjë

“Më të mëdha se mali i Dajtit”, Berisha zbulon planin për pasuritë e krimit: Do të krijojmë Agjencinë e Sekuestrimit. Rama erdhi me skena...





