Rama në zyrë? Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit zhvendosen në një nga hyrjet e godinës, bllokohen nga policia

Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke marshuar drejt hyrjeve kryesore të Kryeministrisë.
Zhvendosja erdhi pasi aktivisti Edison Lika njoftoi se kryeministri Edi Rama ndodhej në godinë. Pas kësaj, protestuesit iu drejtuan njërës prej hyrjeve të Kryeministrisë, ku forca të shumta policie krijuan një kordon për të bllokuar afrimin e tyre.
Gjatë fjalës së tij, aktivisti Edison Lika u bëri thirrje protestuesve të marshonin në mënyrë paqësore drejt hyrjes së godinës.
“Kryeministri për të na provokuar ne vjen në zyrë kur protestojmë ne. Marshojnë paqësisht, ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Afrohemi drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, paqësisht. Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni”, deklaroi Lika.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë qëndrimin pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë janë vendosur në kordon në hyrje të saj.
Lexo edhe
POLITIKE
Protesta e 135/ Aktivisti Edison Lika: Qëndresë deri në largimin e Ramës! Deputetët, punëtorë të bindur të kryeministrit

Zhulali: Shqipëria nën hijen e narkoshtetit, SHBA dhe BE të marrin masa ndaj qeverisë Rama

135 ditë revoltë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

‘Territorialja cenoi qarqet’/ Teliti: Rama realizoi hartën që donte! Shqiptarët largohen, vendin po e zënë të tjerët

Socialistët "në rresht" për territorialen, deputeti që doli kundër publikisht tregon arsyen pse dha votën ‘pro’

“Tigrat e Korrupsionit”/ Bardhi: Fatura për TEC-et lundruese të Vlorës shkon drejt 100 milionë eurove! SPAK 2 vjet heshtje për aferën kor...

Nga 61 në 46 bashki, PS nis fazën e dytë të reformës territoriale!

Kadastra rrëzon deklaratat e Vangjel Dules për Himarën: Pronat nuk mbrohen me akuza, por me fakte





