Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit... Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura... Avionët ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen në ajër avionët luftar... SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundo... Trump rikthen dënimin me vdekaje për krimet më të rënda, paralajmëron përshpejtimin e ekzekutimeve federale... BB paralajmëron Shqipërinë për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i... “Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë... Çmimi i naftës bie nën 90 dollarë për fuçi, investitorët presin negociatat SHBA-Iran Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, u plagos me tre plumba Aksident në aksin Elbasan-Peqin! 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin pranë Papërrit, viktima ende e pa... Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot
POLITIKE

“Më të mëdha se mali i Dajtit”, Berisha zbulon planin për pasuritë e krimit: Do të krijojmë Agjencinë e Sekuestrimit. Rama erdhi me skenar në Kuvend

P
Piranjat10 October 2026, 12:53 · 2 min lexim
“Më të mëdha se mali i Dajtit”, Berisha zbulon planin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar krijimin e një Agjencie për Sekuestrimin e Pasurive të Paligjshme, me synimin për të rikuperuar asetet që, sipas tij, janë përfituar nga zyrtarë dhe grupe kriminale.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha pretendoi se pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme arrijnë përmasa të jashtëzakonshme dhe premtoi se, përmes një kuadri të ri ligjor, ato do t’u kthehen qytetarëve shqiptarë.

Kreu i PD-së komentoi gjithashtu votimin e reformës territoriale në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte shkuar me një plan të paracaktuar dhe synonte ta miratonte reformën pa debat. Berisha tha se opozita e kishte penguar këtë skenar.

“Rama kishte ardhur me projekt, nuk donte debat, sepse donte që të votonte Reformën Territoriale në katër sekonda. Por ne ia dogjëm atë projekt. Ata që krahasojnë të pakrahasueshmen janë shërbëtorë mjeranë të qeverisë ose kanë probleme me veten.

Ne do të shpallim Agjencinë e Sekuestrimit të Pasurive të Paligjshme, të cilat janë më të mëdha se mali i Dajtit. Janë para në llogaritë bankare të zyrtarëve të tij apo dhe të tijat, dhe të bandave kriminale. Me një kuadër të ri ligjor, kjo agjenci do t’i rikthejë në vlera për qytetarët shqiptarë të gjitha pasuritë e plaçkitura.”, tha ai.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.