Aksidenti tragjik në Zvërnec/ Pamje nga vendngjarja ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Po mbahet sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, që është shoqëruar me momente pakënaqë...
Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky është realiteti që përballen &...
50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin...
Komisioni Evropian ka publikuar këtë të premte (17 korrik 2026) raportin për Shqipërinë, duke vendosur në fokus disa nga problemet kryesore të qeverisjes: korrupsionin e lartë, ndikimin politik mbi institucionet e pavarura dhe shqetësimet për funksionimin e shtetit të së drejtës.
Në bilancin e Brukselit, lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore për Shqipërinë. Pavarësisht ndryshimeve ligjore dhe krijimit të mekanizmave të rinj institucionalë, Komisioni vlerëson se zbatimi efektiv i kuadrit kundër korrupsionit vazhdon të mbetet problematik. Komisioni Evropian identifikon disa sektorë që vazhdojnë të jenë veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit: shëndetësia, arsimi, prokurimet publike, gjyqësori, administrata tatimore dhe doganat.
Raporti nënvizon se transparenca në prokurimet publike, veçanërisht në partneritetet publik-private dhe në dhënien e statusit të investitorit strategjik, mbetet e kufizuar.
“Transparenca në procedurat e prokurimeve publike, sidomos në partneritetet publik-private dhe në dhënien e statusit të investitorit strategjik, vazhdon të jetë e kufizuar. Ndikimi politik në administratë mbetet i përhapur dhe kërkon mekanizma më të fortë mbrojtës.
Strategjia e re Kundër Korrupsionit fokusohet në sektorët më të rrezikuar, si infrastruktura publike, kadastra dhe të drejtat e pronësisë, doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia dhe prokurimet publike. Edhe pse është miratuar një metodologji e strukturuar për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit dhe ajo është zbatuar në disa sektorë me risk të lartë, nevojiten masa të tjera parandaluese më të fokusuara”,- thekson raporti.
Brukseli thekson se rreziqe të veçanta korrupsioni ekzistojnë edhe në ndërmarrjet shtetërore ose me kapital pjesërisht shtetëror, të cilat kanë marrë përgjegjësi të rëndësishme publike në fusha si infrastruktura dhe digjitalizimi.
Drejtësia nën presion nga politika
Në të njëjtën kohë, raporti jep një paralajmërim të drejtpërdrejtë, zyrtarë dhe politikanë, përfshirë në nivelet më të larta, kanë vijuar përpjekjet për ndikim të padrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve, përfshirë SPAK-un.
Raporti përmend rastin e Belinda Ballukut, dhe ndërhyrjen e Ramës në drejtësi për ta shpëtuar nga prangat, duke theksuar se është ushtruar presion mbi prokurorët dhe gjyqtarët.
“Gjatë periudhës së raportimit kanë vazhduar përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë edhe në nivelet më të larta të pushtetit, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si edhe sulmet personale ndaj magjistratëve, përfshirë prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Janë regjistruar disa raste kërcënimesh fizike ndaj prokurorëve të sistemit të drejtësisë, përfshirë prokurorë të SPAK-ut, drejtues prokurorish, prokurorë në detyrë, ish-prokurorë dhe ish-kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për shkak të këtyre rreziqeve, tetë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje, ndër ta dy gjyqtarë dhe gjashtë prokurorë.
Përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë përfaqësues të niveleve më të larta shtetërore, për të ushtruar publikisht presion ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sulmet verbale ndaj magjistratëve kanë vazhduar gjatë gjithë periudhës së raportimit.
Pezullimi nga detyra i një zyrtari të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, si edhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të këtij zyrtari, shkaktuan reagime të forta negative nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë”,- thekson raporti.
Po ashtu raporti thekson se aksesi në drejtësi në Shqipëri vijon të përballet me probleme në ndihmën juridike, infrastrukturën gjyqësore dhe sigurinë e gjykatave. Vrasja e gjyqtarit të Apelit të Tiranës gjatë një seance gjyqësore, siç thekson raporti, nxori në pah mangësitë serioze në mbrojtjen e magjistratëve dhe nevojën për masa më të forta sigurie.
“Mangësitë e evidentuara më parë në lidhje me aksesin në drejtësi vazhdojnë të mbeten, veçanërisht në fushën e ndihmës juridike, infrastrukturës së gjykatave dhe sigurisë së tyre.
Projekti pilot për komunikimin elektronik ndërmjet Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe avokatëve ka vazhduar, por ky sistem ende nuk është shtrirë në të gjitha gjykatat e vendit. Ndërkohë, edhe pse Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm i janë vënë në dispozicion ambiente të përkohshme, cilësia e përgjithshme e infrastrukturës gjyqësore mbetet e dobët.
Numri i çështjeve që kanë përfituar ndihmë juridike parësore ka rënë nga 6 220 në vitin 2024 në 5 863 gjatë vitit 2025. Në të kundërt, numri i çështjeve që kanë përfituar ndihmë juridike dytësore është rritur nga 904 në vitin 2024 në 924 gjatë vitit 2025.
Vrasja me armë zjarri e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit të Tiranës gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore ka nxjerrë edhe një herë në pah problemet serioze të sigurisë në gjykata dhe nevojën për marrjen e masave më efektive për mbrojtjen e magjistratëve”,- thekson raporti.
Transparenca e kufizuar në media dhe ndikimi politik
Raporti njeh ndryshimet ligjore për transparencën e pronësisë së mediave audiovizive, por thekson se përqendrimi i tregut dhe depërtimi i grupeve të biznesit me lidhje politike mbeten shqetësim serioz. Pavarësia e AMA-s dhe e transmetuesit publik RTSH vazhdon të vihet në pikëpyetje, ndërsa rregullat për ndarjen e reklamave shtetërore konsiderohen ende të paqarta dhe të ekspozuara ndaj ndikimit politik.
Po ashtu raporti thekson se janë rritur rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve.
“Edhe e drejta për informim mbetet problematike, sidomos për prokurimet publike, investimet e mëdha dhe reformat që lidhen me integrimin në BE.
Rastet e kërcënimeve verbale dhe fizike, fushatave denigruese dhe padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) ndaj gazetarëve vazhduan edhe gjatë periudhës raportuese.
Në janar 2026, Shqipëria dekriminalizoi pjesërisht shpifjen për gazetarët e regjistruar, në kushte të caktuara. Megjithatë, vendi është angazhuar të realizojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes.
Ndryshimet në Kodin Penal forcuan mbrojtjen e gazetarëve kundër dhunës dhe kërcënimeve serioze, duke parashikuar dënime më të ashpra për sulmet ndaj tyre. Megjithatë, gazetarët vazhdojnë të kenë qasje të kufizuar në ndihmën juridike dhe mungon një monitorim sistematik i proceseve gjyqësore ku ata janë të përfshirë. Sipas Rrjetit Safe Journalists, gjatë vitit 2025 u regjistruan 42 raste kërcënimesh, presionesh dhe sulmesh ndaj gazetarëve dhe organizatave mediatike, ndërsa gjatë vitit 2026 u raportuan edhe 9 incidente të tjera”,- thekson raporti.
Deklarimi i pasurisë dhe konflikti i interesit
Raporti thekson se ILDKPKI ka përmirësuar transparencën dhe kontrollin e deklarimit të pasurive, por verifikimet mbeten ende të kufizuara krahasuar me volumin total të deklaratave.
Brukseli kërkon forcim të metodave të kontrollit për të zbuluar më efektivisht pasuritë e padeklaruara dhe konfliktet e interesit.
“Edhe pse janë shënuar përmirësime në efektivitetin dhe transparencën e verifikimit të deklaratave të pasurisë dhe interesave, ende ekzistojnë mangësi. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) publikoi deklaratat e pasurisë së afro 300 zyrtarëve, përfshirë deputetë, anëtarë të qeverisë, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe kryetarë bashkish, duke rritur transparencën dhe kontrollin publik. Megjithatë, ky numër mbetet i kufizuar krahasuar me numrin total të deklaratave që përpunohen nga institucioni. Gjatë vitit 2025, ILDKPKI kreu verifikime të plota për 177 kandidatë për pozicione në sistemin e drejtësisë dhe për 19 punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Po gjatë këtij viti u vendosën 75 gjoba administrative. Për të rritur efektivitetin e kontrollit, ILDKPKI po zhvillon një model të ri verifikimi të bazuar në analizën e riskut, i cili pritet të zbatohet deri në vitin 2027. Megjithatë, nevojiten masa të mëtejshme për përmirësimin e metodologjisë dhe procedurave të verifikimit, me qëllim identifikimin më efektiv të pasurive të padeklaruara ose të fshehura”,- thekson raporti.
Polarizmi politik
Komisioni Evropian vlerëson se polarizimi politik vijon të dëmtojë funksionimin e Kuvendit dhe kontrollin parlamentar ndaj qeverisë.
Raporti evidenton dobësimin e rolit mbikëqyrës të opozitës, refuzimin e disa komisioneve hetimore dhe shqetësimet për politizimin e emërimeve në institucionet e pavarura.
“Polarizimi politik vazhdon të ndikojë negativisht në funksionimin normal të Kuvendit. Gjatë viteve 2025 dhe 2026, disa protesta të organizuara nga opozita u shoqëruan me incidente të dhunshme. Kontrolli parlamentar mbi veprimtarinë e qeverisë është dobësuar më tej, ndërsa disa kërkesa të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare janë refuzuar. Politizimi i emërimeve në institucionet kushtetuese dhe ato të pavarura mbetet një problem serioz”,- thekson raporti ndër të tjera.
Mbahet sot dita e 48-tëe protestës në Tiranë, ku një masë e madhe qytetarësh u mblodhën si çdo ditë në ...
Pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2026, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokrati...
Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë kyç të administratës pu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për dekl...
Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se ve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, foli mbi forcimin dhe mbivlerësimin e...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Media prestigjioze amerikane “Wired” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej 48 ditësh në Tiranë, ku q...
Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar procesin e integrimit europian, kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe çështjen e i...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj kritikave të opozitës, e cila e akuzoi për heshtje pas deklaratës skandaloze të ministre...