“Parlamenti i mafias! Poshtë narkoshteti”/ Nis mbledhja e protestuesve pranë Kuvendit: Nuk na përfaqësoni

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Kuvendit, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare.
Protestuesit kanë nisur të shprehin kundërshtimin e tyre për zhvillimet politike dhe reformën territoriale, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si “Parlamenti i mafias!”, “Poshtë narkoshteti!” dhe “Nuk na përfaqësoni”.
Policia ka marrë masa të shtuara sigurie në zonën përreth Kuvendit, ndërsa barriera metalike janë vendosur përpara godinës për të kufizuar afrimin e protestuesve. Forca të shumta policie ndodhen gjithashtu në terren.
Numri i forcave të rendit në këtë protestë është rritur me rreth 1500 efektivë në gadishmëri. Ndërkohë që as PD as qytrtarët nuk kanë njoftuar zyrtarisht në polici për protestën.
Lexo edhe
POLITIKE
“Territorialja” sot në Kuvend, opozita ka paralajmëruar protestë, Tedi Blushi: Sot ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e...

Sot seancë plenare maratonë! Komisioni hetimor për “KAYO”, “Territorialja”, interpelanca me 4 ministra në rend dite. Opozita paralajmëron...

“E pyetëm për hetimin e korrupsionit, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës” – Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan...

“Parti sulltanësh, lideri dhe 25 vende bosh”/ Dervishi: Kështu nuk garantohet demokracia

Rama në zyrën e tij, protestuesit mblidhen para kryeministrisë

“Parlamenti i krimit”, protestuesit ‘parakalojnë’ para Kuvendit

“S’ka pasur ballafaqim përpara hartimit të projektligjit”/ Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun

“Shqipëria kërkon revolucion”, thirrje të fuqishme në rrugët e Tiranës





