Partia Demokratike Europiane reagon për protestën e studentëve në Tiranë: Të shqetësuar për dhunën policore, Rama t’u përgjigjet kërkesave

Partia Demokratike Europiane ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke shprehur shqetësim për përdorimin e ujëhedhësve, gazit lotsjellës dhe arrestimet e raportuara gjatë tubimit.
EDP i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të dëgjojë studentët dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre për llogaridhënie, transparencë dhe ndryshim.
“Sot në #Tiranë, studentët që protestonin për ndryshim u përballën me ujëhedhës, gaz lotsjellës dhe arrestime. Këto pamje janë thellësisht shqetësuese. Protestuesit duhet të ruajnë paqen, ndërsa policia duhet të veprojë me vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet. Kryeministri Edi #Rama duhet të zbresë nga kulla e tij e fildishtë, të dëgjojë studentët dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre legjitime për llogaridhënie, transparencë dhe ndryshim. E ardhmja evropiane e #Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi represionin apo arrogancën, por mbi dialogun, të drejtat themelore dhe përgjegjësinë demokratike”,- thuhet në reagim.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Ripërtëritja e Shqipërisë synon mbi të gjitha shndërrimin në mirëqenie të taksave dhe pasurive të shqiptarëve

Mbi 5 orë protestë mes gurëve e flakës, Ministria e Arsimit si arenë “lufte”

Përplasjet gjatë protestës para ministrisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur një hetim mbi përdorimin e forcës së policisë ndaj studentëve...

Gaz lotsjellës dhe përplasje gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë dhe kalimtarë n...

Berisha: Sot skamja troket në mbi gjysmën e vatrave të shqiptarëve! Qindra mijëra vende pune janë asgjësuar nga narko-eurot

Sindikata e arsimtarëve shkresë Ministrisë së Arsimit: Na rrisni pagat, na lini takim për shpërblimin e fundvitit

Berisha: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur, siç është rrokullisur këto 14 vite

Deputetja e PD denoncon nga Komisariati nr. 4: Studentë dhe të mitur janë dhunuar keq nga policia





