Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku
POLITIKE

Sindikata e arsimtarëve shkresë Ministrisë së Arsimit: Na rrisni pagat, na lini takim për shpërblimin e fundvitit

P
Piranjat13 October 2026, 19:02 · 1 min lexim
Sindikata e arsimtarëve shkresë Ministrisë së Arsimit: Na

Ndërsa studentët vijojnë protestat para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar largimin e qeverisë, së fundmi, është Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë që ka bërë me dije kërkesën e drejtuar në këtë institucion.

Bëhet fjalë për pagat e mësuesve si dhe shpërblimin e fundvitit. Ata kërkojnë transparencë për projektbuxhetin, ndërsa kanë evidentuar si çështje më vete edhe shpërblimet vjetore. Në dokumentin e publikuar në kanalin zyrtar në facebook, thuhej:

“PAGAT 2027 DHE SHPERBLIMI I FUNDVITIT 2026: KËRKESA ZYRTARE E ALEANCËS FSASH-SPASH

Aleanca Sindikale FSASH–SPASH i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministres së Arsimit për dy çështje jetike që prekin drejtpërdrejt interesat ekonomike dhe dinjitetin e çdo punonjësie dhe punonjësi të arsimit parauniversitar në vend.

Rritja dhe Indeksimi i Pagave 2027: Kërkojmë transparencë mbi fondet e planifikuara në projektbuxhet. Indeksimi vjetor është i domosdoshëm për ruajtjen e fuqisë blerëse ndaj rritjes së kostos së jetesës!

Shpërblimi i Fundvitit 2026: Kërkojmë caktimin e një takimi zyrtar brenda muajit Nëntor për të diskutuar rreth shperblimit të fundvitit”.

Sindikata e arsimtarëve shkresë Ministrisë së Arsimit: Na

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.