Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

“Po mbrohet Vlora Hyseni”, Berisha: SPAK nuk e cilëson anëtare të grupit të strukturuar kriminal

P
Piranjat23 September 2026, 20:26 · 2 min lexim
“Po mbrohet Vlora Hyseni”, Berisha: SPAK nuk e cilëson

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot, pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, SPAK-un se po mbron ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, duke mos e cilësuar atë si anëtare të grupit të strukturuar kriminal.

Berisha e cilësoi këtë veprim si pjesë të përpjekjeve të asaj që ai e quajti “narkoregjim” për të mbrojtur Hysenin.

Sipas tij, akuza për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe ndihmë ndaj një personi të përfshirë në veprimtari kriminale nuk pasqyron rolin që, sipas tij, ka pasur ish-drejtuesja e SHISH-it.

“Ndërkohë, përpjekjet e narkoregjimit për të mbrojtur Vlora Hysenin janë kriminale. Së pari, prokuroria e partisë nuk e cilëson atë anëtare të grupit të strukturuar kriminal. Lexoni akuzën. Nxjerrje sekreti shtetëror dhe ndihmë të një krimineli. Kujt duan t’ia shesin këtë këta? A nuk është ky institucion që shpalli grup të strukturuar kriminal, me të drejtë, grupin e Lindave dhe të Ermal Beqirit dhe të Ergys Agasit? Po çfarë bashkëpunimi do të jesh anëtar i këtij grupi se sa t’i tregosh sekretet shtetërore njërit prej kryesorëve të grupit? Se sa të japësh të gjitha të dhënat, sa herë thoni ju? A e dini ju se që nga dita e arrestimit të Ergys Agasit gjer në ditën e lëshimit të urdhër arrestit, për Vlora Hysenin kanë 510 komunikime. Në 45 ditë ata kanë mbi 10 komunikime çdo ditë. Dhe kjo qenka nxjerrje sekreti dhe ndihmë, kjo është anëtare kryesore e grupit më të rrezikshëm kriminal”, tha Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.