Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën

Protestuesit vazhdojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.
Me thirrje të vazhdueshme antiqeveritare, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
“Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o legen, gjthë Shqipëria të urren”, janë disa nga thirrjet e tyre.
Më tej, thirrën edhe “Poshtë diktatura”, “Arrestoni Ramën”, ndërsa kanë mbuluar gjithë rrugën e zonës së ish-Bllokut.
Protestuesit bënë thirrje edhe kundër oligarkisë dhe bashkëpunimit mes pushtetarëve dhe krimit.
Protesta e 115 ndodh në ditën, kur ka plasur një skandal i madh në dosjen e AKSHI-t. Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie nga SPAK për përkrahje të Ergys Agasit dhe për shpërndarje të sekretit hetimor.
Kontrolle u bënë edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ky i fundit u thirr edhe në SPAK.
Lexo edhe
POLITIKE
Boçi: Zgjedhja e Vlora Hysenit ka qenë e qëllimshme dhe krejtësisht personale,e pavarur nga asnjë situatë në Shqipëri

‘Rama e krijoi më herët alibinë për arrestimin e Vlora Hysenit’, Bushati: Është në ngërç, mund të ketë dosje...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

SPAK caktoi “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH/ Protestuesi: Sot shteti ra, Rama të shporret

Mbyllen fjalimet, protestuesit “skuqin” bulevardin Dëshmorët e Kombit





