“Studentët nuk kishin para të hanin drekë”, preket pedagogu: I bëj thirrje qytetarëve të mendojnë për fëmijët

Pedagogu Lush Susaj ka ngritur shqetësimin për gjendjen ekonomike të studentëve në vend, duke ndarë një përvojë që, sipas tij, pasqyron vështirësitë në rritje me të cilat përballen të rinjtë. Ai shprehet i alarmuar për situatën, duke theksuar se fenomeni i emigrimit dhe varfëria po ndikojnë drejtpërdrejt te rinia dhe arsimi.
Pedagogu apeloi ndaj qytetarëve dhe prindërve që të reflektojnë mbi të ardhmen e fëmijëve, duke nënvizuar se situata aktuale kërkon vëmendje dhe reagim më të madh nga shoqëria.
“Unë e shoh me shumë shqetësim sot, dhe i uroj Malit të Zi ecjen përpara. Europa nuk rrehet. Këta mendojnë se ia kanë futur Europës, por ia kanë futur vetes. Populli ka ikur, jam në auditor përditë, edhe përditë po pakësohen.
Isha në një praktikë mësimore, u ulëm në një drekë, nuk kishin lekë të porosisnin një makarona dhe një sallatë, për të ardhur keq studenti. I bëj thirrje çdo shqiptari, të lutem, i bëj thirrje gjithkujt që ka fëmijë, të mendojë ndryshe”, u shpreh Susaj.
Lexo edhe
SOCIALE
Kampi i Gjadrit/ Aktivistja: Emigrantët mbahen të izoluar pa kontakte, shkelje e të drejtave të njeriut

VIDEO/ Kushëriri i bllokon rrugën, banori i fshatit Bilaj: S’kemi nga të kalojmë! Bashkia asnjë masë!

Pensionistët në kufijtë e mbijetesës: Çmimet galopante po na lënë pa ushqime dhe ilaçe

‘Paketa e Maleve’ dëmton blegtorët në Maliq: Na u kufizuan kullotat dhe burimet e ujit

Nëna e re në gjendje të rëndë pas lindjes së binjakëve, kërkohet ndihmë

Zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve, pikëpyetje mbi menaxhimin e landfillit të Bushatit

Banorët e Fierit në alarm: Rruga Semanit është kthyer në makth

Qepët mbeten pa treg në Maliq/ Fermerët hedhin prodhimin: Po punojmë kot





