Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës gjermane: 1000 euro për B1 “pa test” Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi imjeteve
SOCIALE

Alarm në Fierzë/ Liqeni mbushet me mbetje, tonelata plehrash pushtojnë brigjet

P
Piranjat23 April 2026, 18:27 · 1 min lexim
Alarm në Fierzë/ Liqeni mbushet me mbetje, tonelata plehrash

Ndotja e liqenit të Fierzës është rikthyer sërish me intensitet gjatë kësaj pranvere, si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Kukësit.

Rritja e nivelit të ujërave ka sjellë në sipërfaqe dhe në brigje sasi të mëdha mbetjesh urbane, plastike dhe materiale të tjera, duke ndotur rëndë basenin më të madh ujor në vend. Tonelata mbeturinash janë grumbulluar kryesisht në zonën përballë fshatit Breglumë, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjedisin.

Sipas të dhënave, ndotja shkaktohet kryesisht nga mbetjet që transportohen nga rrjedhat e lumenjve që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe nga disa njësi administrative brenda qarkut të Kukësit.

Megjithëse Bashkia Kukës ka ndërhyrë vazhdimisht përmes një anijeje ekologjike për pastrimin e ujërave, situata përsëritet sa herë ka reshje intensive dhe rritje të nivelit të liqenit, duke e bërë ndotjen një problem të vazhdueshëm dhe të vështirë për t’u menaxhuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.