Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Fshati drejt boshatisjes / Karkaveci i Prrenjasit braktiset nga të rinjtë, banorët: Nuk na ka mbetur shpresë

P
Piranjat23 April 2026, 18:30 · 2 min lexim
Fshati drejt boshatisjes / Karkaveci i Prrenjasit braktiset nga të

Vetëm 10 kilometra larg qendrës së Prrenjasit, fshati Karkavec po përballet nga viti në vit me një realitet gjithnjë e më të zymtë: largimin masiv të të rinjve dhe braktisjen e zonës. Banorët që kanë mbetur tregojnë se përditshmëria e tyre është bërë gjithnjë e më e vështirë për shkak të mungesës së investimeve bazë.

Sipas tyre, problemi kryesor mbetet infrastruktura rrugore, e cila është në gjendje të amortizuar dhe vështirëson lëvizjen drejt qytetit. Po ashtu, mungesa e ndriçimit dhe problemet me furnizimin me ujë të pijshëm e rëndojnë edhe më tej jetesën në zonë. Dikur, Karkaveci njihej për prodhimtarinë në bujqësi, veçanërisht në vreshtari dhe pemëtari. Sot, një pjesë e madhe e tokave janë lënë djerrë. Banorët thonë se kjo ka ardhur si pasojë e largimit të të rinjve, por edhe për shkak të mungesës së mbështetjes nga shteti dhe kostove të larta të punës, sidomos pas rritjes së çmimit të naftës.

Në këto kushte, mungesa e krahut të punës është bërë një tjetër problem serioz për zonën.

Sipas banorëve, një ndër arsyet kryesore që ka detyruar të rinjtë të largohen është mungesa e punësimit dhe e të ardhurave për të mbajtur familjet e tyre. Të moshuarit që kanë mbetur në fshat shprehen se jetesa është bërë tepër e vështirë, ndërsa largimi i fëmijëve ka qenë i detyruar nga kushtet ekonomike.

Ata paralajmërojnë se nëse situata vazhdon në të njëjtat kushte, shumë shpejt Karkaveci rrezikon të mbetet pa asnjë banor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.