Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë
POLITIKE

‘Rama po bën ligje për të mbrojtur veten’/ Saimir Visha: Ka dalë nga binarët, po godet drejtësinë

P
Piranjat30 September 2026, 19:50 · 3 min lexim
‘Rama po bën ligje për të mbrojtur veten’/ Saimir

‘Rama po bën ligje për të mbrojtur veten’. Kjo është një nga akuzat e forta të avokatit Saimir Visha, i cili në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV foli për zhvillimet e fundit në drejtësi dhe institucionet shqiptare.

Visha deklaroi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, po përdor pushtetin për të ndërhyrë në funksionimin e institucioneve dhe për të krijuar mekanizma që i shërbejnë mbrojtjes së tij.

‘Ai po bën gjithçka sot. Ai mund t’i kthejë në ligj ato pa mendimin e... Ka dalë nga binarët... po e shkatërron si institucion’, u shpreh avokati.

Sipas Vishës, Rama po sillet sikur të ketë në dorë të gjitha institucionet e shtetit.

Avokati e lidhi këtë situatë edhe me zhvillimet e fundit në drejtësi, duke u shprehur se qëllimi është goditja e proceseve hetimore.

‘Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një drejtor drejtorie të vendosi kontingjent në pozicionet e shefave të komisariatit. Çka tregon që ai entuziazëm që ka pasur fillimisht populli, ai entuziazëm të bie në mënyrë drastike. Drastike. Sepse unë mendoj që deri në pesë vite burg, ne s'kemi me çfarë të ushqehemi edhe në burgje. Është bërë edhe njëra anë.

Ai po bën gjithçka sot. Ai mund t'i kthejë në ligj ato pa mendimin e... ka dalë nga binarët... po e shkallon si institucion. Ai na tregoi sot që unë jam kryeprokurori, kryegjykatësi, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit... i të gjithave. Çka tregon edhe një herë që rrugët e tij... ose ka këshilltarë të këqij që e mësojnë, ose ai për vete fle gjysmë natën dhe të nesërmen në mëngjes shpik ndonjë gjë të re, po gjithmonë në interes të vet. Atij si duket i ka ardhur fundi dhe po merr masat që pikë së pari të godasi hetimin. Hetimin, më vonë gjykimin. Kemi dëgjuar ne gjithë këto muaj të flasi për bujqësinë, të flasi për industrinë...

E vetmja luftë që kemi, që në korrik deri tani, janë goditjet që po pëson drejtësia’, u shpreh Sajmir Vishaj në SYRI TV.           

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.