“Shefja e Shërbimit pjesë e grupit të Beqirit dhe Agasit”/ Salianji: Shërbente si hartë ku të fshiheshin kokat e krimit

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur mbi skandalin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Salianji theksoi se ajo bënte pjesë edhe në skandalin e TIMS, hetuar në komisionet parlamentare para 3 vitesh, si pjesë e grupit të Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit.
Ish-deputeti shton se ajo nuk është e aftë profesionalisht, ndryshe nga pretendimet e kryeministrit.
Salianji: Me këtë ngjarje janë skandalizuar edhe shqiptarët që janë mësuar me skandale të njëpasnjëshme të Ramës. Jo më ndërkombëtarët. Shefja e shërbimit shërben si hartë ku të fshihen personat në krim. Kjo zonja ka bërë të gjithë shkatërrimin e domosdoshëm për të vendosur njerëz që i shërbejnë grupeve kriminale. SHISH në dokumentet e klasifikuara, ka të dhëna për persona të rëndësishëm të krimit të organizuar. Informacione që nuk i provon asnjë institucion tjetër.
Nuk është një gjë kështu që hajde çfarë informacionesh ka shërbimi. Janë kapur dokumente që i shkojnë grupeve kriminale. Dilte te të dhënat se ishte pjesë e grupimit Beqiri, Agasi. U vodhën të dhënat e sistemit TIMS, janë përdorur për shantazh ndaj grupeve të caktuara. Për të gjitha pisllëqet e mundshme. Nuk ka shkuar as në SPAK, kanë bërë ndërhyrje të tillë në TIMS sistemi nuk e nxjerr fare as si bosh. E vetmja drejtuese e shërbimit, kishte vështirësi të fliste. Ç’aftësi profesionale?! Mesazhe kërcënimi për cilido që thotë të vërtetën.
Ky tani, thotë mund tju bëj pis të gjithëve. Nuk pastrohet dot kjo. Edi Rama bëri kërcënim për mediat që nuk i kontrollon dot.
U harrua dhe kontrabanda e armëve u harrua KAYO tjetër në shëndetësi. Përditë ndodhin ngjarje. Duhet reagim i fortë. Reagimi i protestuesve është për tu përshëndetur. Reagimi i opozitës që duhet të ishte në këmbë është një katastrofë, prej atij që drejton opozitën. Ça po bën opozita? Heqim SPAK. Për një gjë e pakonfirmuar në janar 2011 i vuri flakën Tiranës ky atëherë. Shqipëria janë kapur mld euro që faktohen. Opozita duhet ta ngrinte Shqipërinë në këmbë. U takuan tamam në Rinas. I takon Berishës si patericë e Edi Ramës çfarë ka folur me Edi Ramën.
Po ta heqim SPAK, ça pune po bën opozita. Do bëjnë ndonjë punë vetë.
Lexo edhe
POLITIKE
Deklaratat e Ramës nga Rinasi, Erl Murati: Spektakël, kryeministri ishte i nervozuar

Bardhi takon Ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin

Zhupa: I vetmi akt që i shërben sigurisë kombëtare është dorëheqja

Deklaratat skandaloze të kryeministrit, Garo: Edi Rama bëri sot, akt shantazhi politik në zemër të Europës

Luftë për “Territor”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë!





