POLITIKE

‘Territorialja’/ Hoxha: Po i shpërbëhen bashkitë e vogla, Tirana ofron zero shërbime për fshatrat

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2026, 22:18
‘Territorialja’/ Hoxha: Po i shpërbëhen bashkitë e

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ka komentuar debatin për reformën territoriale, duke e lidhur kundërshtimin ndaj saj me mungesën e shërbimeve në zonat rurale.

Hoxha tha se heqja e bashkive të vogla rrezikon, sipas tij, të largojë më tej shërbimet nga banorët, ndërsa solli si shembull Bashkinë e Tiranës dhe zonat rurale që tashmë janë pjesë e saj.

Hoxha kundërshtoi edhe argumentin se bashkitë më të mëdha do të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë shërbime për zonat rurale.

Gazetari tha se pakënaqësia ndaj reformës është e pranishme edhe te banorë që nuk janë pjesë e elektoratit opozitar, duke përmendur protestat në Divjakë dhe Poliçan.

Sipas Hoxhës, kjo pakënaqësi mund të kthehet në një kauzë të përbashkët për banorë me bindje të ndryshme politike.

‘Ti shfrytëzo këtë pakënaqësi që e kanë, se njerëzit... unë jam pothuaj çdo javë jam në terren, lëviz, takoj njerëz, i shoh çfarë pakënaqësie kanë njerëzit. Po s'dinë ku ta çojnë, ku ta kanalizojnë pakënaqësinë.

Sepse vërtet i shohin vetëm në televizor. Ore do të luftosh me kundërshtarin në këtë situatë, do luftosh centimetër për centimetër, metër për metër, fshat për fshat, lagje për lagje. Do t'i vesh atje, do ta markosh, do ta dublosh. Çdo këmbë do të rrish atje.

Ti duhet të shkosh. E merr s'e merr mandatin ti, e mas s'e merr o burrë. Por ti shkon atje, dhe ata njerëz kanë parë, kanë prekur me dorë, kanë dhënë dorën, kanë pirë një kafe. T'ia japin ata atë...

Në qoftë se ti shkon cep më cep, centimetër në centimetër, po të jesh atje, ajo sakrificë, nuk bëhet kështu me qejf.

E kupton pse s'shkon ai? Sepse ai nuk shkon se mandati i tij nuk buron nga ata. Është e qartë. Në këtë moment që ti e ke marrë këtë mandatin kështu, të paktën fillo dhe bëj këtë gjënë tjetër, që njerëzit ta kenë si detyrim që kur shohin që ti je në hall, vijnë vetë ata.

Se e dinë që ti do t'i prish atje.

Po në qoftë se ti e lë atë kryetarin e bashkisë vetëm atje, e marrin zvarrë policët. Tani ai shkreti dhe kur shkoj në Memaliaj, do ta shohin, a po ti shpata i thonë, se ishte i mirë këtu, pse s'deshe atje s'më more përpara. Të mbarojmë se shumë...

Si e shoh këtë moment sot dhe pse e shoh ditën e sotme ndryshe nga ditët e tjera. Sepse motivi që ishte sot, është motiv që i prek direkt banorët. Unë i kam parë banorët e Divjakës të protestojnë për muaj me rradhë. Ata të Poliçanit, po socialistë janë.

Po kanë dalë atje, dogjën teserat. I dhëmbi Ramës. E sulmuan atë kryetarin e bashkisë. Se nuk ishin mësuar ata që t'i digjin teserat e partisë. Dhe kryetari i bashkisë s'guxoi i tha t'i afrohej, hajdeni prapë këtu. Nuk e ka kryetari, e kanë banorët. Dhe ti duhet ta shfrytëzosh.

Shyqyr që dhe kundërshtari yt dhe kundërshtarët e tu bashkohen te kjo kauzë. Kjo është kauzë që t'i bashkon dhe socialistët, dhe demokratët, dhe legalistët dhe ballistët. Sepse po jua heq. Ne e pamë se çfarë ndodhi me komunat. Në reformën e parë hoqën 380 komuna, shkatërruan komplet 70% të territorit. Çdo komunë mbante minimumi atje nga 50 deri në 100 familje që rrinin me rroga...

Tani, duke i hequr sot bashkitë e vogla, ti po i shpërbën ata. Përralla pastaj që thotë Mazniku që do të ofrojë shërbime, ne e shohim, çfarë shërbimi ofron sot bashkia më e madhe e vendit e Tiranës për fshatarët e Shëngjergjit? Zero! Zero shërbim. Çfarë ofron për Shëmërinë? Zero, zero shërbim.’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime