"Mu tha po nuk votove largohu"/ Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur në “NOW” me Erla Mëhillin, lidhur me debatin për Reformën Territoriale dhe votimin e saj.
Braçe pranoi se në mbledhjen e grupit parlamentar i është thënë nominalisht se, nëse nuk e voton Reformën Territoriale, do të largohet nga grupi i PS-së.
“Kështu, sikur u tha sot dhe ishte nominale dhe m’u adresua nominalisht. Unë s’jam i listës së mbyllur, do e kisha moralin ta lija. Sa kohë janë ato 25 mijë vota, natyrisht, u takon atyre ta thonë. Unë nuk iki nga PS. Si mundet të pranoj që ca njerëz që më gjetën, do ikësh nga PS-ja? Po përfshirë të gjithë.”- tha Braçe.
Braçe e ka cilësuar këtë të enjte si dita më e vështirë në 30 vitet e tij në politikë. Sipas tij sot i duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të luftojë apo të largohet.
“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot është dita më e vështirë e 30 viteve të mia.
Se duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki. Erla jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në Parti”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
"Kjo nuk është reformë"/ Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota e qytetarëve...

Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës

Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë

Spiropali lëshon kritika dhe paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake, pa përgjigje për nevojat e qytetarëve

Deputeti i PD në Parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë! Tradhtia me hartën territoriale nuk do të falet...





