“T’u tregojmë se jemi popull, jo milet”/ Protestuesi: Arma më e fortë e qeverisë, jo krimi por heshtja jonë! Nuk heqim dorë nga revolta

Gjatë protestës, një prej qytetarëve pjesëmarrës bëri thirrje për vijimin e reagimit qytetar ndaj asaj që ai e cilësoi si korrupsion dhe padrejtësi sociale.
“Depresioni social që po kalojmë sot vjen nga gropa e madhe që korrupsioni ka lënë në xhepat tona”, u shpreh protestuesi.
Ai tha se pas çdo skandali politik dhe ekonomik qëndrojnë qytetarë dhe familje që përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
“Duhet të kujtojmë se pas çdo skandali është dikush që ka braktisur vendin, një familje që me zor shtyn muajin, dikush që përbuzet me asistenca qesharake”, deklaroi ai.
Sipas protestuesit, krahas krimit dhe korrupsionit, një tjetër faktor që ndikon në situatën e krijuar është edhe mungesa e reagimit qytetar.
“Arma më e fortë e qeverisë nuk ka qenë vetëm krimi dhe korrupsioni, por heshtja dhe mosreagimi ynë”, tha ai.
Në vijim, protestuesi u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë protestat dhe të kërkojnë atë që ai e konsideron drejtësi.
“Duhet t’u kujtojmë këtyre kriminelëve që jemi popull, jo milet. Ta çojmë deri në fund, sepse edhe nëse ne nuk duam më të protestojmë, kjo tokë nuk i do më padrejtësitë”, përfundoi ai.
Lexo edhe
POLITIKE
"Ishe ashtu siç kishe emrin"/ Deputeti kujton Presidentin Bujar Nishani: Sot do të bëje 60 vjeç! Na mungon të gjithëve në Partinë Demokra...

"Vlora Hyseni-Agasi nuk është histori rozë"/ Aktivisti Kola: Nga ish-kreu i SHISH te Rama, ata që tradhtuan Shqipërinë të japin llogari...

“Janë të korruptuar dhe të kapur, po ra njëri bien të gjithë”/ Qytetarja në protestë: Rama nuk e ka të gjatë, të gjithë bashkë te dera e ...

“Ja vdekje, ja liri!”/ Protestuesja: Në tetor ky shesh do të kthehet në oqean ku do të mbyten kriminelët

Protesta 122 kundër qeverisë/ Aktivisti Erald Noj: Nëse do të krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh





