Vezë dhe ujë në Kuvend/ Rama ikën duke "qeshur", Braçe zë kokën me dorë!

Seanca plenare e Kuvendit, ku u miratua Reforma Territoriale, u shoqërua me tensione të forta.
Kuvendi miratoi pas mesnate reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro, duke i hapur rrugë një ndarjeje të re administrative që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Por përtej rezultatit të votimit, ajo që ra në sy ishte atmosfera e tensionuar në sallë.
Kryeministri Edi Rama mbërriti në Kuvend pak para votimit, ndërsa prania e tij u shoqërua me reagime të forta nga deputetët e opozitës. Në drejtim të tij u hodhën shishe uji, vezë dhe sende të tjera, ndërsa deputetë të Partisë Demokratike bllokuan foltoren.
Në një tjetër moment të tensionuar, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi bidonë uji në drejtim të Belinda Ballukut, e cila u shfaq në sallë pak çaste përpara votimit. Situata u shoqërua me zhurmë dhe përplasje mes deputetëve.
Në përfundim Edi Rama u largua nga Kuvendi duke qeshur, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe u fotografua me kokën të mbështetur në dorë. Një tjetër skenë që u vu re ishte largimi i shpejtë i Elisa Spiropalit.
Pavarësisht kundërshtive, tre deputetët socialistë, Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe Vullnet Sina votuan pro reformës.
Lexo edhe
POLITIKE
“U ktheve në eunuk”/ Berisha i ashpër me Vullnet Sinajn: U palose, e hëngre turpin me bukë

‘Territorialja’/ Hoxha: Po i shpërbëhen bashkitë e vogla, Tirana ofron zero shërbime për fshatrat

"Shqetësimi i zonjës është shumë serioz"/ Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite...

Berisha: Nesër ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat e atyre që tradhtojnë zgjedhësit

'Perëndimorët e shohin Shqipërinë si një demokraci që çalon’, Abilekaj: Për shqiptarët, autokraci





