Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

Viti i ri akademik/ Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër, po injoroni qytetarët

P
Piranjat 5 October 2026, 17:27 · 3 min lexim
Viti i ri akademik/ Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka folur për vitin e ri akademik dhe protestën e studentëve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa kritikoi qeverinë për politikat ndaj arsimit të lartë dhe kushtet në të cilat, ndodhen studentët në konvikte.

Ajo deklaroi se numri i studentëve në Shqipëri është ulur ndjeshëm, duke e lidhur këtë me largimin e të rinjve nga vendi. Zhupa komentoi edhe zhvillimet e lidhura me Reformën Territoriale, duke thënë se mazhoranca po injoron kundërshtimet e qytetarëve dhe të disa këshillave bashkiakë. Më tej tha se nuk ka nevojë për takimet e "Pranisë Besnike" kur dëgjimi i qytetarëve është detyra parësore e çdo deputeti.

Ina Zhupa: Tani duhet ta quajmë arritje të madhe se disa nga këto dokumente do t’i publikojnë. E them disa se shumë të tjera, se lejen e zhvillimit nuk e publikon. Vijnë deputetët dhe mburren po takojnë qytetarët.

Detyra A e deputetit është të takojë qytetarët, s’është arritje e madhe se po i takoni në të njëjtën orë. Çdo gjë propagandë, fiktivitet dhe asgjë që u përgjigjet qytetarëve e studentëve. Sot është dita e parë e vitit të ri akademik, dita e parë e revolucionit studentor. Të jeni të bindur që studentët do t’ju marrin përpara.

Këtë protestë studentore do ta kthejnë në madhështore, do të jenë brezi që do të bëjnë ndryshimin. Sot ka 56 mijë studentë më pak, por juve s’ju bën përshtypje sepse po bëni çdo gjë që ta shpopulloni këtë vend që shtresa gri të largohet nga Shqipëria dhe të mbeten ata që mund t’i kontrolloni. Shqipëria sot nis një vit akademik ku studentët kanë në konviktet e tyre kushtet e mesjetës.

Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë, u rrethua me polici sepse kudo shkon, shkon si tradhtar i kombit. Do të bëni një masakër tjetër. Jeni duke mos pyetur 225 mijë qytetarë shqiptarë, 15 këshilla bashkiakë që ju kanë votuar kundër, jeni duke injoruar interesin e qytetarëve vetëm sepse nuk i përgjigjet interesit tuaj. Uroj që të ketë ende deputetë për t’i dalë kundër partisë së tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.