AKTUALITET

Postime me karakter xhihadist në TikTok, vihet nën hetim e mitura shqiptare në Itali

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 16:01
Postime me karakter xhihadist në TikTok, vihet nën hetim e mitura

Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila banon në provincën e Raguzës, në Sicili, po hetohet nga autoritetet italiane për dyshime mbi radikalizimin xhihadist dhe përhapjen e propagandës terroriste në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve italiane, e mitura dyshohet se publikonte në platformën TikTok përmbajtje me karakter xhihadist, duke tërhequr vëmendjen e AISI-t, shërbimit italian të inteligjencës së brendshme. Pas sinjalizimit të autoriteteve gjyqësore, ndaj saj është vendosur një masë sigurie, duke e sistemuar në një qendër komunitare për shkak të moshës.

Masa është dhënë nga Prokuroria për të Miturit në Katania dhe është ekzekutuar nga Digos, njësia e policisë italiane që merret me hetimin e krimeve të sigurisë së shtetit, në Raguzë. E mitura dyshohet për vetëtrajnim me materiale terroriste dhe për apologji të terrorizmit, përfshirë atë me karakter ndërkombëtar.

Hetimet, të cilat përfshinë edhe verifikime në ambientet shkollore, ngritën dyshime se vajza kishte ndryshuar sjelljen dhe zakonet e saj, duke kufizuar shoqërimet kryesisht te shoqet e klasës që i përkisnin besimit islam.

Gjatë hetimeve, sipas të dhënave të bëra publike, u konstatua interesimi i saj për propagandën e organizatës terroriste ISIS, simbolet e ekstremit të djathtë, si dhe krijimi i përmbajtjeve dhe imazheve që dyshohet se ishin gjeneruar me anë të inteligjencës artificiale. Gjithashtu, u evidentua shpërndarja e materialeve që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe antisemitizmin.

Hetuesit dyshohet se kanë zbuluar edhe kontakte me persona që pretendonin se ishin anëtarë të Shtetit Islamik, si dhe me përdorues të internetit që promovonin akte terroriste. Në pajisjen e sekuestruar dhe në materialet e shqyrtuara u gjetën, sipas autoriteteve, video propagandistike që paraqisnin ekzekutime të të burgosurve, përmbajtje që justifikonin veprimtarinë e ISIS-it, si dhe udhëzues për vetëtrajnim dhe prodhimin e lëndëve plasëse artizanale.

Në materialet e shpërndara dyshohet se përfshiheshin edhe video të lidhura me sulmin e marsit të kaluar në shkollën “Leonardo da Vinci”, në Trescore Balneario, në provincën e Bergamos, ku një mësuese e gjuhës frënge u godit me thikë nga një nxënës 13-vjeçar.

Hetimet vijojnë për të sqaruar shkallën e përfshirjes së të miturës, burimin e materialeve të shpërndara dhe natyrën e kontakteve të saj në internet. Akuzat mbeten në fazën e hetimit dhe përgjegjësia penale duhet të përcaktohet nga drejtësia italiane.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?