Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës... Zbulohen 3 plantacione kanabisi në belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë Rama mbledh socialistët para nisjes së Kuvendit, jep ‘porositë’ e fundit Prethi: I qëndrojmë kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën Rasti me malaria në Shqipëri/ I prekuri nga Afrika, po trajtohet në Spitalin Infektiv “Java e Djallit” e internetit! Sulmet kibernetike, inteligjenca artificiale dhe “armiku i padukshëm” Hidhet shorti në GJKKO/ Kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut Përshkallëzohet konflikti në Gjirin Persik/ Kuvajti sulmohet me dronë, SHBA godet objektiva në Iran! Alarm ... Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga burgu Enea Zyferin Irani mohon planin për sulm në Uashington: SHBA po kërkon pretekst për operacione të reja ushtarake Alarm për ndotjen në Elbasan e Krujë, lejet mjedisore ende me standarde të vitit 2005 Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti është shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjet...
POLITIKE

Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës

P
Piranjat18 November 2026, 10:27 · 4 min lexim
Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.

Ai në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ka shpjeguar presionin që i është bërë Ilir Mets për zgjedhjet ne kushtetuese. Sipas tij Metës, i është bërë një presion mafioz për ti rrëmbyer kompetencat kushtetuese

Flavio Qarri: Këto mesazhi i dinit apo janë surprizë, apo janë provat që po kërkonit?

Tedi Blushi: Në fakt nuk është asnjë provë që po kërkojmë. Është një nga qindra e dhjetëra faktet që ne kemi dhe që do ti bëjmë publike, vetë zoti Meta do ti bejë publike në librin e tij në lidhje jo vetëm me reformën në drejtësi por me të gjithë atë situata kaotike.

Zoti Meta nuk ka luajtur asnjëherë bllofin, dhe nuk është se ka thënë deklarata të paqena. Pak a shumë këto qëndrime ai i ka shprehur. Këto denoncime ai i ka bërë edhe më herët, por erdhi momenti që ne tani të nxjerrim gjithë këto prova. Dhe kjo ishte një nga provat, sepse unë vetë kam qenë dëshmitar i mënyrës mafioze se si ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion, e ne fakt kujt i bënin presion dikujt që nuk është se pyet shumë për të tilla presione ordinere. Për të rrëmbyer dhe që është thelbi i debatit, një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht për të rrëmbye atë anëtar të gjykatës që e emëron Presidenti i Republikës. Pra për ta shpjeguar sa më thjeshtë për shqiptarët. Ndërkohë Edi Rama në bashkëpunim me famozin Ardian Dvorani  të cilin falë edhe kontributit mafioz të Yuri Kim dhe Gorge Soros edhe u dekorua si kampion kundër korrupsionit. Dhe u certifikua nga Venecia si dhunuesi më kriminal i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për nëntorin e vitit 2019 një ditë para se kuvendi i Edi Ramës të kryente atë akt të shembura të kalimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ka qene e diele mbasdite. Takimi u thirr me urgjencë atë ditë sepse ditën e nesërme Presidenti Meta udhëtonte drejt Francës ku do të merrte pjesë në Forumin e Parisit për Paqen. Kam qenë dëshmitar okular, prandaj e publikova unë një nga shumë faktet kur presidenti Meta informoi lidhur me faktin se Edi Rama në bashkëpunim me Ardian Dvoranin, kërkonin ti rrëmbenin Presidentit të Republikës, anëtarin e GJK që Kushtetuta ja caktonte Presidentit ta përzgjidhte. Dhe ditën e nesërme, parlamenti i Edi Ramës do ti hapte udhën Arta Vorpsit që ishte renditur e para nga KED e Ardian Dvoranit dhe se ky akt nuk do të ishte asgjë tjetër vetëm një dhunim flagrant i kushtetutës, Jo se ambasadorët informoheshin për herë të parë atë mbrëmje, ata ishin informuar në mënyrë periodike nga zoti Meta për të gjithë shkeljet dhe përpjekjet kriminale të Edi Ramës për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese, ishte informuar edhe Dvorani me shkresa zyrtare. Në atë takim ka qenë e pranishme edhe avokatja e popullit dhe ambasadorët bënë të paditurin, nuk ka mundësi që të ndodhë kjo në një Republikë parlamentare, në një shtete të se drejtës dhe sigurisht që ne do të mbajmë qëndrimet tona në rast se do të shkelet kushtetuta...

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.