Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zbulohen 3 plantacione kanabisi në belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë Rama mbledh socialistët para nisjes së Kuvendit, jep ‘porositë’ e fundit Prethi: I qëndrojmë kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën Rasti me malaria në Shqipëri/ I prekuri nga Afrika, po trajtohet në Spitalin Infektiv “Java e Djallit” e internetit! Sulmet kibernetike, inteligjenca artificiale dhe “armiku i padukshëm” Hidhet shorti në GJKKO/ Kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut Përshkallëzohet konflikti në Gjirin Persik/ Kuvajti sulmohet me dronë, SHBA godet objektiva në Iran! Alarm ... Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga burgu Enea Zyferin Irani mohon planin për sulm në Uashington: SHBA po kërkon pretekst për operacione të reja ushtarake Alarm për ndotjen në Elbasan e Krujë, lejet mjedisore ende me standarde të vitit 2005 Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti është shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjet... Si u shemb ura simbol e Putinit në Krime? Operacioni sekret ukrainas me 7 faza, qindra dronë dhe raketa, go...
AKTUALITET

Zbulohen 3 plantacione kanabisi në belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë

Një operacion i gjerë i policisë belge ka çuar në zbulimin e tre plantacioneve të kanabisit dhe arrestimin e gjashtë

P
Piranjat18 November 2026, 10:24 · 2 min lexim
Zbulohen 3 plantacione kanabisi në belgjikë, arrestohen 6

Një operacion i gjerë i policisë belge ka çuar në zbulimin e tre plantacioneve të kanabisit dhe arrestimin e gjashtë shtetasve shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me kultivimin e paligjshëm të drogës.

Sipas mediave vendase, kontrollet u ushtruan në pesë adresa të ndryshme, në zonat e Etterbeek, Evere, Leuven, Overijse dhe Tervuren, në kuadër të tri rretheve gjyqësore: Leuven, Halle-Vilvoorde dhe Bruksel.

Gjatë kontrolleve, autoritetet zbuluan tre plantacione profesionale kanabisi, dy prej të cilave ishin në funksion të plotë. Në total, u gjetën më shumë se 2 mijë bimë kanabisi, si dhe rreth 55 kilogramë drogë e korrur.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe mbi 17 mijë euro para të gatshme. Të gjitha plantacionet u çmontuan, ndërsa kanabisi i sekuestruar do të shkatërrohet.

Në pranga ranë gjashtë burra shqiptarë, të moshave nga 29 deri në 57 vjeç. Ata u dërguan para gjyqtarit hetues, i cili vendosi masën e arrestit me burg. Të dyshuarit ndodhen aktualisht në paraburgim.

Nuk është rasti i parë me shqiptarë në Belgjikë

Përfshirja e shtetasve shqiptarë në raste të kultivimit të paligjshëm të kanabisit në Belgjikë është evidentuar edhe më herët.

Në dhjetor të vitit 2025, një gjykatë në Bruksel dënoi me burg 10 shtetas shqiptarë për kultivim të paligjshëm të kanabisit.

Ndërkohë, një hetim i publikuar në qershor 2026 nga mediat belge raportonte për zgjerimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Belgjikë.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi rolin konkret të gjashtë të arrestuarve në organizatën e dyshuar kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.