“Protesta e drejtë hyjnore”/ Alizoti: Akti për tubimet skandaloz, më keq se në komunizëm dhe në nazizëm. Do nxisni revoltën
Deputeti i PD-së Tomor Alizoti, në fjalën e tij në parlament tha se Akti Normativ është një turp për Kuvendin. Alizoti theksoi se protesta është një e drejtë hyjnore. Sipas tij, Akti Normativ është më keq se në komunizëm e në nazizëm. Shtoi se me këtë Akt Normativ , do të nxitet më keq revolta […]

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti, në fjalën e tij në parlament tha se Akti Normativ është një turp për Kuvendin.
Alizoti theksoi se protesta është një e drejtë hyjnore. Sipas tij, Akti Normativ është më keq se në komunizëm e në nazizëm.
Shtoi se me këtë Akt Normativ , do të nxitet më keq revolta qytetare.
Tomor Alizoti: Akti për tubimin ngjan si një ligj në Korenë e Veriut. Një shqiptar ka 1 mijë arsye për të protestuar. Si mundet një shqiptar të durojë, kur sheh se gjysma e qeverisë është në burg. Si mund ta ndaloni një qytetar që të protestojë. Si mund ta ndaloni, kur ai do që të dalë në shesh, sepse e sheh që nuk ka të ardhme, nuk ka punë, nuk ka arsim, është i zhgënjyer me situatën aktuale. Ju ndaloni protestat sepse keni frikë nga tubimet. Kemi një polici, që dhunon kudo dhe të dhunon kur të sheh përtokë.
Gjykata Kushtetuese ka deklaruar qartë se qytetari ka të drejtë të protestojë, mjafton që të njoftojë se është duke tubuar. Kjo qeveri bën që qytetarët të kenë frikë të protestojnë. Komunizmi ishte një shtet policor. Përveç dhunës, hiqeni dhe servilizëm, zhdukini këto gjëra, nëse doni ta dërgoni Shqipërinë në Bashkimin Europian. Doni të shpallni zonë të mbrojtur edhe Kryeministrinë? Nëse ndodh kjo, ku do të protestojnë qytetarët? Doni të sillni ligje, që njerëzit të ndalohen të protestojnë. Pse nuk kanë të drejtë qytetarët të protestojnë nëpër qytete, ku secili vend ka të fortët e vet. Të shpallni zonë të mbrojtur Kryeministrinë e Ministrinë e Arsimit, kjo është skandaloze. Kur një qeveri në demokraci ushtron dhunën, ajo ka rënë.
Lexo edhe
POLITIKE
Tallja me rindërtimin, Teliti: Ka qytetarë që kanë ndërruar jetë duke pritur apartamentin...

Nis seancë plenare/ Kuvendi voton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj p...

Petro Gjikuria: Tavo rrit taksat për himarjotët, ndërkohë që shërbimet publikë mungojnë

Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS





