Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë
Një tjetër e shtunë protestash është zhvilluar në disa qytete të Italisë, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, shtrenjtimin e qirave, shpenzimet për riarmatimin dhe shkurtimet në arsim e shëndetësi. Demonstrata u zhvilluan në Torino, Milano, Romë, Bolonjë, Xhenova, Firence, Udine dhe Leçe, ndërsa protesta më […]

Një tjetër e shtunë protestash është zhvilluar në disa qytete të Italisë, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, shtrenjtimin e qirave, shpenzimet për riarmatimin dhe shkurtimet në arsim e shëndetësi.
Demonstrata u zhvilluan në Torino, Milano, Romë, Bolonjë, Xhenova, Firence, Udine dhe Leçe, ndërsa protesta më e madhe u regjistrua në Torino, ku morën pjesë rreth 3 mijë persona. Në marshime u përfshinë studentë, punëtorë, mësues dhe fermerë, të cilët kërkuan më shumë mbështetje ekonomike dhe mbrojtje të shërbimeve publike.
Në Torino, protestuesit marshuan me pankarta kundër kostos së lartë të jetesës dhe politikave të riarmatimit, ndërsa pati edhe thirrje kundër kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrit Matteo Salvini. Demonstrata përfundoi pa incidente.
Ndërkohë, në Milano studentët organizuan një tjetër protestë, ndërsa në Arco della Pace u zhvillua aktiviteti “Takso të pasurit”, ku kërkohej një barrë më e madhe fiskale për shtresat më të pasura.
Në Romë, marshimi nisi nga Kodra Esquilino drejt Forumeve Perandorake, ndërsa në Xhenova protestuesit kundërshtuan riarmatimin dhe shkurtimet në shërbimet publike.
Pavarësisht pjesëmarrjes së gjerë, demonstratat në qytetet italiane u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë paqësore, pa përplasje të mëdha me policinë.
Ndërkohë, disa orë para protestës në Torino, policia sekuestroi 188 kilogramë lëndë piroteknike në banesën e një 44-vjeçari në lagjen Borgo Filadelfia. Personi u referua për posedim dhe shitje të paligjshme të lëndëve eksplozive.
Lexo edhe
BOTA
Grevë në Gjermani, mbi 400 mijë punonjës të industrisë në protestë me dy kërkesa

VIDEO/ Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë

Presidenti i Izraelit mandaton rivalin e Netanyahut, për formimin e qeverisë së re

VIDEO/ Mijëra njerëz në rrugë, përplasje dhe gaz lotsjellës në Paris

Goditje ndaj krimit/ Arrestohet në karrocë me rrota drejtuesi i “Hells Angels”! Sekuestrohen armë dhe mijëra euro





