Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot...
BOTA

VIDEO/ Mijëra njerëz në rrugë, përplasje dhe gaz lotsjellës në Paris 

P
Piranjat 7 November 2026, 19:01 · 2 min lexim
VIDEO/ Mijëra njerëz në rrugë, përplasje dhe gaz

Mijëra protestues dolën në rrugët e Parisit të shtunën (7 nëntor), në një marshim kryesisht paqësor, me synimin për të denoncuar rritjen e kostos së jetesës dhe mosveprimin e qeverisë franceze.

Demonstruesit marshuan nga sheshi i Republikës (Place de la République) drejt sheshit të Kombit (Place de la Nation). Shumë prej tyre mbanin pankarta dhe banderola, ndërsa këndonin nën ritmet e muzikantëve që shoqëronin protestën.

Protesta e së shtunës ishte demonstrata e katërt radhazi gjatë fundjavave në kryeqytetin francez, por këtë herë pjesëmarrja dukej më e ulët krahasuar me protestat e mëparshme. Mes tyre ishte edhe dita e protestave dhe grevave mbarëkombëtare të së enjtes (5 nëntor), kur të paktën 600 mijë persona dolën në rrugët e Francës.

Policia mbajti një prani të shtuar në të gjithë vendin edhe të shtunën, me 70 mijë efektivë të angazhuar për të garantuar rendin gjatë demonstratave.

Sindikatat dhe organizatorët e tjerë të protestave kanë bërë thirrje për një ditë të re protestash të martën (10 nëntor). /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.