Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete
BOTA

Protestat masive në Paris/ Sindikatat: Rreth 1.6 milionë njerëz në shesh! 

P
Piranjat 5 November 2026, 20:06 · 1 min lexim
Protestat masive në Paris/ Sindikatat: Rreth 1.6 milionë njerëz

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Nation” të Parisit të enjten në mbrëmje (5 nëntor), ndërsa një ditë e mbushur me protesta masive po shkonte drejt fundit.

Protestat mbarëkombëtare dhe greva e punonjësve të sektorit publik, të thirrura nga sindikatat, përfshirë konfederatën e majtë CGT dhe të mbështetura nga grupet studentore, vijnë pas demonstratave kundër rritjes së kostos së jetesës, përmirësimit të shërbimeve publike dhe reformave në arsim.

Këto protesta kanë shkaktuar trazirat më të rënda civile që Franca ka përjetuar prej vitesh. Sipas autoriteteve, në demonstratat e zhvilluara në të gjithë vendin morën pjesë rreth 600 mijë protestues, ndërsa sindikata CGT pretendon se numri i tyre arriti në 1.6 milionë.

 Trazirat zhvillohen vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, në të cilat kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, mund të përballet në raundin e dytë me rivalin e së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po përfundon mandatin e tij të dytë dhe ka nivele të ulëta të popullaritetit, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.