Giorgia Meloni letër Këshillit të Europës: BE duhet të flasë me një zë të vetëm për Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i është rikthyer çështjes së strategjisë së Bashkimit Europian për Ukrainën, përmes një letre drejtuar presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa.
Në letër, Meloni thekson nevojën që Europa të ketë një qëndrim të përbashkët dhe të flasë me një zë të vetëm për konfliktin në Ukrainë, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri të menjëhershme, në dritën e zhvillimeve të fundit.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ndihem e detyruar t’i rikthehem një çështjeje që e kam ngritur vazhdimisht në Këshillin Europian. Bëhet fjalë për nevojën që Europa të flasë me një zë të vetëm për Ukrainën. Tashmë kjo është një domosdoshmëri urgjente”, shkruan kryeministrja italiane.
Më tej, Meloni paralajmëron se mungesa e koordinimit mes vendeve europiane krijon një imazh të një Europe të përçarë dhe përfundimisht favorizon ata që dëshirojnë vazhdimin e luftës. Të japim imazhin e një Europe që ecën përpara pa koordinim do të thotë të favorizojmë ata që dëshirojnë vazhdimin e luftës. Kjo është e papranueshme, në një kohë kur në lojë janë jetët njerëzore dhe e ardhmja e sigurisë sonë”, thekson ajo.
Në përfundim të letrës, ajo sqaron se kërkesa e saj nuk lidhet me sigurimin e një pozicioni për Italinë në ndonjë prej formateve të diskutimit për Ukrainën, apo me një rol personal në këtë proces.
“Nuk po kërkoj një pozicion për Italinë në njërin apo tjetrin format. Përkundrazi, nëse kjo mund ta bëjë më të besueshme kërkesën time, jam e gatshme të sqaroj se nuk kërkoj një rol të tillë as për veten time dhe as për Italinë”, përfundon Meloni.
Lexo edhe
BOTA
Shumica e deputetëve izraelitë mbështesin Eisenkot për të formuar qeverinë e re, Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin
Skandali i Ueno Bank rrëzon presidentin e Paraguait, Santiago Peña jep dorëheqjen pas falimentimit të bankës dixhitale

Republikanët ranë në kurthin e tyre

Partneri i drejton armën/ Babai dëgjon për 14 minuta vajzën duke iu lutur. Pasi tërhoqi këmbëzën: Mbaroi!

Rusia nuk tërhiqet nga Serbia as pas largimit të Vuçiç, Moska: Presim formimin e qeverisë së re, më pas negociata për…

Refuzoi të përgatiste pica me ananas, pushohet nga puna shefi italian në Australi

Zjarr në një godinë në New York, gjashtë persona humbin jetën

El-Sayed: Jam po aq i përkushtuar për të mbrojtur komunitetin hebre, sa për fëmijët e mi





