Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton Vrasja për hakmarrje te “Kodra e Diellit”, zbardhen detajet e skemës për fshehjen e krimit/ Prokuroria kërk...
BOTA

Putin: Rusia pranoi propozimin amerikan për përfshirjen e sigurisë së Ukrainës...

P
Piranjat19 November 2026, 15:07 · 2 min lexim
Putin: Rusia pranoi propozimin amerikan për përfshirjen e

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska ka rënë dakord me propozimin e negociatorëve amerikanë që siguria e Ukrainës të trajtohet si pjesë e një kuadri më të gjerë të sigurisë pan-evropiane.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Shenzhen të Kinës, në kuadër të zhvillimeve diplomatike që shoqëruan samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) dhe takimin trepalësh mes presidentëve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, Vladimir Putin, Donald Trump dhe Xi Jinping. “Ne ramë dakord me propozimin e negociatorëve amerikanë, sipas të cilit siguria e Ukrainës duhet të integrohet në sigurinë pan-evropiane”, deklaroi Putin, duke iu referuar diskutimeve për arkitekturën e ardhshme të sigurisë në Evropë.

Udhëheqësi rus tha se Moska e njeh të drejtën e Ukrainës për të pasur garanci sigurie, ashtu siç pretendon se edhe Rusia ka të njëjtën të drejtë. Megjithatë, ai theksoi se siguria e Rusisë duhet të garantohet dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së palëve për të diskutuar, sipas tij, shqetësimet e Moskës.

Në të njëjtën kohë, Putin përsëriti kundërshtimin e Rusisë ndaj vendosjes së trupave të huaja në territorin ukrainas, duke kritikuar planet e disa vendeve evropiane për dërgimin e kontingjenteve ushtarake në Ukrainë si pjesë e garancive të mundshme të sigurisë pas një marrëveshjeje paqeje.

 

Deklaratat e presidentit rus vijnë në një moment të rëndësishëm diplomatik, ndërsa Uashingtoni, Moska dhe Pekini zhvillojnë kontakte të nivelit të lartë për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe stabilitetin strategjik. Megjithatë, pranimi i propozimit amerikan nga Moska nuk nënkupton arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për sigurinë e Ukrainës. Mbeten të hapura çështje të rëndësishme, përfshirë garancitë konkrete për Kievin, rolin e vendeve evropiane dhe kundërshtimet ruse ndaj pranisë së forcave të huaja në territorin ukrainas.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.