AKTUALITET
Pogradeci në errësirë totale, OSHEE njofton banorët për avarinë në nënstacionin elektrik

Qyteti i Pogradecit dhe Njësia Administrative Buçimas kanë mbetur pa energji elektrike, pas një avarie të regjistruar në nënstacionin elektrik.
Ndërprerja e energjisë ishte paralajmëruar më herët nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i cili njoftoi se shkëputja do të bëhej për shkak të një defekti në nënstacion, me qëllim kryerjen e riparimeve të nevojshme.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja ishte parashikuar të zgjaste nga ora 16:00 deri në orën 18:00, duke përfshirë të gjithë qytetin e Pogradecit dhe Njësinë Administrative Buçimas.
Për rrjedhojë, banorët dhe bizneset në këto zona kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike gjatë orëve të ndërprerjes.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Abuzimi i 13-vjeçares në disa qytete të vendit/ Zbardhen detaje të reja, e mitura u largua nga shtëpia me disa bizhuteri

E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...

Reshjet shembin rrugën në Klos-Qafë Buall, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë shpëton nga burgimi i përjetshëm kopshtarin e Altin Hajrit

EMRAT/ Dyshohen për 17 grabitje banesash, arrestohen 3 shqiptarët në Spanjë

Paketa Fiskale 2027/ Sindikatat i drejtohen Ramës: Paga minimale të mos tatohet

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën

E rëndë në SHBA/ Oficeri i policisë qëllon 13-vjeçarin gjatë kontrollit të trafikut, i mituri përfundon në spital





