Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
AKTUALITET

"Më çuan tek shefi"/ Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes jashtë vendit

P
Piranjat24 November 2026, 17:59 · 3 min lexim
"Më çuan tek shefi"/ Qytetarit i ndalohet dalja

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes jashtë vendit.

I pari që denoncoi një problem në kufi ishte pedagogu Ermal Hasimja, i cili u shpreh se e veçuan gjatë kontrollit të pasaportave dhe më pas i thanë se ka lidhje me protestën.

“Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi.

Dy opsione të mundshme për mendimin tim:

1.Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.

2.Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”)”, shkruan Hasimja.

Një tjetër denoncim ka ardhur nga Eda Grimci, anëtarë e kryesisë së Partisë Demokratike. Kjo e fundit ka publikuar një dokument, ku një qytetari i është ndaluar dalja nga vendi për shkak të një shënimi të policisë, për të cilin Grimci dyshon se ka të bëjë me pjesëmarrjen ne protestë.

“Ndërkohë që merreni me opozitën, listat dhe emrat, biletat dhe videot në protestë…ja çfarë po ndodh në kufijtë e Shqipërisë! Qytetarit i refuzohet dalja nga vendi, pa një vendim gjykate që t’ia ndalojë atë! Arsyeja në dokument? Një informacion në sistemin e policisë!

Që kur një shënim policor zëvendëson ligjin? Kush e vendos kufirin mes sigurisë dhe arbitraritetit? Dhe nëse kjo lidhet me pjesëmarrjen në protesta, kush mban përgjegjësi?

Por vazhdoni merruni me opozitën! Se sigurisht, edhe për këtë fajin e ka Saliu! Edi Rama dhe qeveria s’kanë çfarë të shpjegojnë, apo jo?!  Ky është sistemi, jo dokrrat”, shkruan Grimci.

Prej javësh qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore kundër protestave të dhunshme dhe individëve që cenojnë rendin publik përgjatë tubimeve, duke lajmëruar masa të ndryshme ligjore për shkelësit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.