Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
AKTUALITET

Abuzimi i 13-vjeçares në disa qytete të vendit/ Zbardhen detaje të reja, e mitura u largua nga shtëpia me disa bizhuteri

P
Piranjat24 November 2026, 17:40 · 2 min lexim
Abuzimi i 13-vjeçares në disa qytete të vendit/ Zbardhen detaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin e rëndë të abuzimit seksual ndaj një 13-vjeçareje amerikano-shqiptare në Shkodër. E mitura, e cila ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer për disa ditë, u gjet pas kërkimeve në Tiranë, në një gjendje të rënduar psikologjike. Nga hetimet dhe dëshmia e vajzës dyshohet se ajo është abuzuar nga disa persona në moshë madhore në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Lëvizjet e saj janë shtrirë në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe më pas në Tiranë. Deri tani, disa persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Hetuesit dyshojnë se në disa raste, personat e përfshirë i kanë dhënë të miturës edhe shuma parash. Sipas të dhënave të hetimit, 13-vjeçarja ka udhëtuar e vetme, duke përdorur autobusë dhe taksi. Lëvizjet e saj në qytetet ku ka qëndruar janë dokumentuar edhe përmes kamerave të sigurisë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Një tjetër element që po shqyrtohet nga hetuesit lidhet me largimin e vajzës nga banesa.

Dyshohet se ajo ka marrë disa bizhuteri ari nga shtëpia, të cilat më pas i ka shitur për të siguruar para gjatë qëndrimit në qytetet e ndryshme. Aktualisht, e mitura është vendosur në një qendër sociale në Tiranë, ku po merr asistencën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore.

Rasti po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, ndërsa në proces është përfshirë edhe Ambasada Amerikane. Babai i vajzës ndodhet në burg, ndërsa 13-vjeçarja jetonte me nënën e saj. Më herët ajo ishte larguar edhe herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer pas disa orësh. Këtë herë, largimi i saj zgjati disa ditë dhe çoi në zbulimin e një rasti të rëndë abuzimi që po hetohet nga autoritetet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.