Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian.
Vizita lidhet me marrëdhëniet Shqipëri–Bashkimi Europian dhe diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë.
Shqiptarët e kanë pritur me protesta ndërsa dëgjohen thirrjet: “Rama resign! Rama ik! Shqipëria nuk është në shitje”.
Ndërkohë sot është dita e 165 e protestës, ndërsa organizimi i sotëm është paralajmëruar të jetë kombëtar, me qytetarë dhe studentë që pritet të vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria.
Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili synon të mbledhë së bashku studentë dhe qytetarë në një protestë të përbashkët kundër qeverisë.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK

“Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengon procesin! Duhen garanci real...

“Kosova nuk është Serbi!”/ Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin

Bardhi: PS po zvarrit Reformën Zgjedhore, të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR

Dyshimet për blerje votash, Sara Mila del nga SPAK: Kam dhënë dëshminë time





