Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bardhi: PS po zvarrit Reformën Zgjedhore, të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi Arrestohet ushtari amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për Rusinë! FBI: Çështje me shqetësim maksima... HUFFINGTON POST: Mafia shqiptare e drogës po ‘pushton’ Romën edhe ekonomikisht EMRAT/ Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, dy të arrestuar në ... Dyshimet për blerje votash, Sara Mila del nga SPAK: Kam dhënë dëshminë time Bisedimet për paqen në Abu Dhabi, Zelensky: Shoh ndryshim në qëndrimin e SHBA-së, por mbeten mosmarrëveshje... Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit, Rade Basta! Dyshohet për vjedhjen e miliona doll... A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK
POLITIKE

Bardhi: PS po zvarrit Reformën Zgjedhore, të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR

P
Piranjat11 November 2026, 11:54 · 3 min lexim
Bardhi: PS po zvarrit Reformën Zgjedhore, të zbatohen rekomandimet e

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me debatet për Reformën Zgjedhore, duke hedhur poshtë pretendimet për bojkot të opozitës.

Bardhi akuzon mazhorancën se po zvarrit qëllimisht procesin dhe po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, ndërsa kërkon që ndryshimet ligjore të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

Opozita nuk e ka bojkotuar asnjëherë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky është një fakt publik dhe lehtësisht i verifikueshëm. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të thirrur të këtij Komisioni në të cilën përfaqësuesit tanë të mos kenë qenë të pranishëm.

Ajo që po ndodh është një përpjekje e mazhorancës për të devijuar dhe penguar punën e Komisionit, duke e zhvendosur vëmendjen drejt çështjeve dytësore, të cilat nuk lidhen me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias.

Ky fokusim në çështje që nuk adresojnë standardet për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta po zvarrit procesin dhe po pengon përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Sa i përket projektligjit për financimin e partive politike, drafti fillestar, i hartuar nga Komisioni i Posaçëm, u është përcjellë për vlerësim urgjent Zyrës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ekspertët e këtyre institucioneve kanë përcjellë opinionet dhe rekomandimet e tyre të plota.

Qëndrimi i opozitës është i qartë: të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e këtyre institucioneve duhet të reflektohen plotësisht në tekstin e projektligjit. Ky proces nuk mund të konsiderohet i përfunduar dhe projektligji nuk mund të ecë përpara pa u adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias.

Opozita do të vijojë të insistojë që Reforma Zgjedhore të përmbushë jo thjesht një detyrim formal apo procedural, por edhe standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga Komisioni Europian: rikthimin e besimit të publikut te procesi zgjedhor, garantimin e konkurrencës së ndershme politike dhe mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve.

Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta, dhe jo të shndërrohet në një proces formal që shmang adresimin e problemeve themelore të demokracisë zgjedhore në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.