“Kosova nuk është Serbi!”/ Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku është përfshirë në një debat në rrjetin social “X” me Vladimir Štimac, pas deklaratave të këtij të fundit se Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.
Vladimir Štimac është kryetari i Partisë Forca Nacionaliste Serbe, pjesë e listës studentore serbe, e cila sa i përket Kosovës, duket se ka të njëjtin qëndrim si Vuçiç.
Koçeku ka theksuar se demokratizimi i Serbisë nuk mund të vijë duke ruajtur të njëjtat qëndrime të presidentit Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës. Sipas saj, Serbia duhet të njohë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për viktimat, personat e zhdukur dhe dhunën seksuale gjatë konfliktit.
Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka shpërndarë reagimin e Koçekut, duke e përshkruar si një mesazh nga brezi i ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.

Lexo edhe
POLITIKE
Bardhi: PS po zvarrit Reformën Zgjedhore, të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR

Dyshimet për blerje votash, Sara Mila del nga SPAK: Kam dhënë dëshminë time

A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze

Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste

Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvendi nuk mund të bëhet noter i dh...





