Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij
Koreografi dhe drejtuesi i përkohshëm i Kompanisë së Vallëzimit në Teatrin Shtetëror të Regensburgut, Leander Veizi, është ndarë nga jeta. Artisti u gjet i pajetë të hënën në banesën e tij në qytetin e Regensburgut, në Gjermani. Lajmi është konfirmuar nga Teatri Shtetëror i Regensburgut, i cili përmes një deklarate zyrtare ka shprehur dhimbjen

Koreografi dhe drejtuesi i përkohshëm i Kompanisë së Vallëzimit në Teatrin Shtetëror të Regensburgut, Leander Veizi, është ndarë nga jeta.
Artisti u gjet i pajetë të hënën në banesën e tij në qytetin e Regensburgut, në Gjermani.
Lajmi është konfirmuar nga Teatri Shtetëror i Regensburgut, i cili përmes një deklarate zyrtare ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e papritur të artistit.
Me origjinë shqiptare, Veizi kishte ndërtuar një karrierë të rëndësishme në botën e baletit dhe koreografisë. Ai kishte studiuar në Akademinë Kombëtare të Baletit në Tiranë, si dhe në shkollën prestigjioze “Scuola del Balletto di Toscana” në Itali.

Gjatë rrugëtimit të tij artistik, ai kishte qenë pjesë e disa institucioneve dhe kompanive të njohura të vallëzimit, përfshirë Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Shqipëri, “Gauthier Dance” në Theaterhaus Stuttgart, Baletin Vorpommern dhe TanzTheaterMünster. Në këto skena kishte bashkëpunuar me koreografë të njohur dhe kishte interpretuar role të rëndësishme.
Në vitin 2022, Leander Veizi iu bashkua trupës së Teatrit Shtetëror të Regensburgut si balerin, ndërsa më pas u përfshi edhe në krijimtarinë koreografike. Në fillim të sezonit të ri artistik, atij iu besua përkohësisht drejtimi i Kompanisë së Vallëzimit.
Në mesazhin e ngushëllimit, teatri e kujton Veizin si një koleg, mik dhe artist frymëzues, duke shprehur dhimbjen për largimin e tij të papritur. “Me trishtim të thellë kemi mësuar për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut dhe mikut tonë, Leander Veizi. Vajtojmë humbjen e një miku dhe artisti frymëzues”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Institucioni ka shprehur gjithashtu solidaritetin me familjarët e tij në Shqipëri, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneren dhe të gjithë njerëzit e afërt.
Në nderim të kujtimit të artistit, në Teatrin në Bismarckplatz është vendosur një libër ngushëllimesh, ku qytetarët dhe admiruesit e tij mund të lënë mesazhet e tyre të solidaritetit dhe respektit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Piranjat investigojnë skemën e paligjshme, arrestohen dy 22-vjeçarët që falsifikonin dokumente të BE-së

DETAJE/ Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku u kap me shkelje nga KLSH, do të menaxhojë 30 mln Euro në vit!

Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi

Kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave, taksistët dalin në protestë





