Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri... “Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij
BOTA

Refuzoi të përgatiste pica me ananas, pushohet nga puna shefi italian në Australi

P
Piranjat 5 November 2026, 18:09 · 2 min lexim
Refuzoi të përgatiste pica me ananas, pushohet nga puna shefi italian

Shefi i kuzhinës, Davide Tamburella, u përball me një konflikt me drejtuesit e restorantit La Costa në Brisbane, pasi refuzoi disa herë të përgatiste pica me proshutë dhe ananas, duke argumentuar se ky kombinim ishte fyes për kulturën italiane.

Sipas raportimve nga mediat e huaja, ngjarja u bë objekt diskutimi pasi restoranti kishte marrë një porosi për një aktivitet me vlerë mbi 15 mijë dollarë australianë, ku klienti kishte kërkuar pikërisht pica me ananas. Pronari i restorantit, Elliot Ingram, tha se kjo nuk ishte hera e parë që kuzhinieri kundërshtonte një kërkesë të tillë, pasi kishte refuzuar ta përgatiste këtë picë edhe në dy raste të mëparshme. Pas një takimi me drejtuesit, Tamburella u pushua nga puna më 20 maj.

Ai kundërshtoi vendimin përmes një ankese pranë Komisionit Australian të Marrëdhënieve të Punës, por kërkesa e tij u rrëzua për shkak se ishte paraqitur jashtë afatit ligjor. Në vendimin për pushimin nga puna ishin përmendur edhe shqetësime të tjera lidhur me sjelljen e tij në ambientin e punës.

Rasti riktheu në vëmendje debatin e vjetër mbi vendin që duhet të ketë ananasi në picë, një kombinim që vazhdon të ndajë opinionet mes adhuruesve të kësaj recete dhe mbështetësve të traditës italiane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.