Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon të qëndrojnë në bulevard

TIRANA- Protesta e zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi efektivët e policisë kanë ndërhyrë ndaj qytetarëve dhe të rinjve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Forcat e rendit kanë ushtruar forcë fizike ndaj pjesëmarrësve, duke i shtyrë ata drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit. Protestuesit janë rrethuar nga të dyja anët nga efektivët, të cilët nuk i kanë lejuar të qëndrojnë në bulevard dhe të vijojnë tubimin në vendin ku ishin mbledhur.
Sipas organizatorëve dhe qytetarëve të pranishëm, bëhet fjalë për një tubim paqësor, ndërsa ata kundërshtojnë ndërhyrjen e policisë dhe mënyrën se si po menaxhohet protesta. Protestuesit pretendojnë se kufizimet po zbatohen duke iu referuar një akti normativ të miratuar nga kryeministri.
Lexo edhe
AKTUALITET
Publikoi pamjet e GTA6/ Hakeri shqiptar që tronditi gjigantët e teknologjisë, Arion Kurtaj lirohet nga burgu

Moti i keq/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra

Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

Kush e vrau “Sel Çamin” në Fier? Shoqërohen në polici 3 persona, detajet

Shembet rruga në Tropojë, bllokohet aksi Bajram Curri–Cerrnicë nga reshjet e dendura

Zbulohet “laboratori” nëntokësor i drogës në Shkodër, 10 të arrestuar! Sekuestrohen 2600 rrënjë kanabis

Stuhi në Prrenjas, disa fshatra mbeten pa drita





